Naftëtarët e Ballshit sërish protestë sot para uzinës: Të na jepen pagat e prapambetura

J L

Naftëtarët në Ballsh, janë të vendosur për të mos hequr dorë nga kërkesat e tyre, teksa janë mbledhur në protestë para uzinës edhe këtë të mërkurë.

Prej ditësh  ata theksojnë se kanë informacione se uzina do të shitet për skrap duke theksuar se nuk do ta lejojnë një gjë të tillë.

Ata kanë paralajmëruar për përshkallëzim të protestës në rast se do të tentohet të nxirren objekte nga rafineria, teksa kërkojnë edhe likuidimin e 13 pagave të prapambetura.

“Të protestojmë kundra shitjes së uzinës për skrap. Të protestojmë për pagat tona te prapambetura. Fati dhe e ardhmja është në dorën tonë”, shprehen ata.

Pavarësisht protestave të njëpasnjëshme, nuk ka ende një reagim zyrtar nga autoritetet nëse uzina do të shkojë vërtetë për skrap, ndërsa për naftëtarët është përcaktuar një pagë prej 30 mijë lekësh në muaj për 2 vitet në vijim.

Megjithatë kjo zgjidhje nuk i ka kënaqur ata, teksa theksojnë se nuk kërkojnë lëmoshë, por atë që i takon për të gjitha vitet që kanë punuar në uzinën e Ballshit.

j.l./ dita

Share This Article
1 Comment
  • Vendburimet e Naftes,,puset e Naftes,Naftesjellesit,
    Kombinati i Ballshit,,jane tuajat,zoterinj naftetare,..Sekuestro Hajduteve.
    Merrini! Vendosni Adminisytraten tuaj,,punetore jeni vete,,o burra cfare prisni?Prodhoni nafte e gaz me cmim te ulet per popullin fukara shqiptar.
    Nuk ka polici tu ndaloje ne misionin tuaj fisnik.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *