Naftëtaret e Ballshit të vendosura për të vijuar grevën e urisë: Nuk kemi çfarë të negociojmë

Edlira Shehu

Përkundër apelit të kryeministrit për dialog, naftëtarët e Ballshit thonë se nuk do të pranojnë të dalin nga greva e urisë pa marrë pagat e prapambetura. Gratë naftëtare prej nëntë ditësh këmbëngulin në të drejtën e tyre, ndërkohë ftojnë kryeministrin Rama të gjejë një zgjidhje sa më të shpejtë.

Euronews Albania zhvilloi një bisedë me njërën prej grave naftëtare, e cila pohoi se shëndeti i tyre sa vjen dhe përkeqësohet për shkak të mungesës së ushqimit.

“Sot është ditë e nëntë e grevës së urisë dhe shëndeti ynë ka ardhur duke u rënduar. Shqetësimet janë nga më të ndryshme. Ne nuk kemi çfarë të negociojmë, dhe nuk mund të lëmë rrogat. Ne kemi një kusht të panegociueshëm dhe kjo lidhet me rrogat e prapambetura. Ne po rrimë në derën e uzinës”, tha ajo.

Më tej ajo tregoi kushtet e panegociueshme të naftëtarëve, ndërkohë kërkoi nga shefi i qeverisë që rezistencën e tyre të mos e shikojë si kërcënim, por si një të drejtë ekzistenciale.

“Jo, nuk më duket fare e arsyeshme se ata bëjnë diçka vërtet serioze për hallin dhe shqetësimet që kanë punëtoret e kësaj uzine. Ne e kemi thënë shumë qartë nëse ne na hidhen lekët e prapambetura, të tjerat i negociojmë dhe nuk është problem i pazgjidhshëm.  Ndryshe ne nuk dalim.  Kryeministri këtë mos ta quaj si kërcënim, por është një e drejtë minimale e jetës për ne. Ne jemi në kushte emergjente”, shtoi ajo.

 

e.sh/Dita

Share This Article
1 Comment
  • Budallaçka dhe mendje fishkura.
    Ne c’far baze ligjore kerkoni parate nga qeveria ? Ju jeni te punesuara tek privati o idjote te shpifura.Te gjithe po ju thone me anen e nje avokati hidheni pronarin ne gjygj ,kjo eshte e vetmja mundesi.Kerkuat qe uzina te privatezohet dhe kjo u be ,dhe tani kerkoni qiqrra ne hell.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *