Naftëtarët e rafinerisë të Ballshit do të përfitojnë 40 mijë lekë me paketën e dytë

redaktor

Qeveria zgjeron numrin e përfituesve për paketën e dytë financiare për përfitimin e pagesës 40 mijë lekë. Ministri i Zhvillimit, Arben Ahmetaj dhe kordinatori për covid 19 tha te emisioni “Opinion” se qeveria ka gati vendimin për dhënie të pagesës 40 mijë lekë për naftëtarët e Ballshit.

“Nëser do të jetë vendimi për përfitim të pagesës 40 mijë lekë për naftëtarët  e rafinerisë të Ballshit.  Brenda vendimit është edhe një kategori e familjeve që kanë hyrë dhe kanë dalë nga skema e ndihmës ekonomike për shkak të pikëzimit. Të gjithë ata që kanë qënë dhe nuk janë më në skemën e ndihmës ekonomike do të përfitojnë dyfishin e ndihmës ekonomike 16 mijë lekë”, tha Ahmetaj.

Paketa e parë financiare

Deri tani me paketën e parë financiare sipas ministrit Ahmetaj kanë përfitiuar 52 mijë biznese. Në total numri i përfitueseve është rreth 60.000 dhe për pjesën e mbetur lëvrimi i parave nis nesër. “Me paketën e parë financiare janë gati pagesat edhe për 10.000 përfitues. Fondi do të lëvrohet nesër dhe fillimin e javës të ardhshme”, tha Ahmetaj.

Ministri shpjegoi se si duhet të veprojnë ato biznese që nuk kanë mospërputhje të kodit të aktivitetit ekonomik të regjistruar në QKB dhe tregtimit të tyre në këtë periudhë. Ahmetaj tha se kjo kategori duhet të aplikojë në QKB për përditësim të të dhënave.

Në këtë periudhë të pandemisë tregu i  “Medresesë” ka qënë i mbyllur dhe sipas ahmetaj tregtarët do të përfitojnë pagesat prej 26 mijë lekë për 3 muaj. Por shqetësimit të ngritur nga një biznes i vogël në tregun e “Medresesë” për tregtimin me pakicë të qeseve të cilit i është refuzuar pagesa e paketës së parë, Ahmetaj tha se do të jenë përfitues të paketës të dytë për 40 mijë lekë ndihmë financiare.

 

e.k. / dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *