Tek Interi janë prishur planet në merkato, ndërsa objektivat e parë të klubit duken gjithmonë e më larg. Në të tillë situatë, drejtuesit e zikaltërve kanë gati një plan B, që do të mund ti japë zgjidhje kërkesave të bëra nga trajneri Valter Maxarri. Tekniku kërkon që kërkesat e tij për anën e majtë të mesfushës dhe për një mesfushor me tipare mbrojtëse të zbatohen sa më parë. Dy objektivat e tij primarë, Raxha Naingolan dhe Mauricio Isla nuk janë më, por tek Interi ja ku vijnë alternativat.
Taider
Maxarri e ka bërë të qartë që i duhet patjetër një mesfushor me tipare mbrojtëse për qendrën. Alternativa e parë qe belgu Raxha Naingolan, por drejtori sportiv Branka nuk e gjeti gjuhën e përbashkët me Kaljarin. Por një emër tjetër i cili do të bënte punë në këtë rol është Safir Taideri. Franko-algjeriani luan tek skuadra e Bolonjës dhe është vetëm 21 vjeç. Futbollisti nisur nga mosha e re i pëlqen së tepërmi drejtuesve dhe kjo sepse ai shikohet si një investim i mirë për të ardhmen. Vlera e tij e kartonit është 8 mln euro. Por zikaltrit mund të përdorin edhe Laksaltin, ose Dankanin për të ulur çmimin. Pritet një takim mes të dyja palëve, ndërkohë që vetë Taideri nuk do ti thoshte jo kalimit tek Interi. Dhe kjo sepse aty është miku i tij Belfodili.
Shoping tek Milan
Zikaltrit po mundohen që të rregullojnë edhe krahun e majtë të mesfushës. Trajneri Valer Maxarri priste me padurim kilenin Isla, por në fund marrëveshja me Juven nuk u arrit. Në të tillë situatë, tek Interi vendosin që të hiqnin dorë nga futbollisti. Tani drejtuesit po mendojnë që të shfrytëzojnë kalimin e Silvestres tek “Djalli”. Dy janë futbollistët të cilët momentalisht janë pjesë e kuqezinjve dhe që teknikut të Interit i pëlqejnë shumë. I pari është Urbi Emanuelson dhe i dyti Antonio Noçerino. Dhe të dy janë futbollistë për të cilët tekniku i Milanit Masimiliano Alegri nuk do të kundërshtonte në rast largimi. Emanuelsoni u huazua në Premier Ligë tek Fulhami në 6 muajt e shkuar e tani s’bën më pjesë në ekip, kurse Noçerino se ka vendin e sigurt. Për italianin, simpatia e Maxarrit ka qenë e madhe, edhe kur ai drejtonte Napolin. Për këtë arsye, pritet që zikaltrit ti bëjnë kërkesë “Djallit” që të shkëmbejnë mbrojtësin argjentinas, me një prej futbollistëve.

sa per sqarim redaksise ; Emanuelson I eshte dhene prap ne huazim FULLHAMIT dhe Silvestre eshte marre ne huazim nga milani me te drejte blerje ne qofte se milani deshiron ,Nocerino nuk ka lidhje fare as me Emanuelson as me Silvestren…………e vetmja mundesi qe eshte per interin eshte te marre Nocerino ne kembim te Ranocchia,,,,,,,!!!!!!!!!!!