“Naivitet të besosh se po fitoi Basha, Shqipëria ndryshon. Politika në Tiranë është biznes, nëse do të ecësh përpara duhet të bëhesh me të fortin”

Ornela

Zgjedhjet e 25 prillit në Shqipëri nuk do t’i zgjidhin problemet që ka vendi. Sipas analistit gjerman, Thomas Brey, ato janë të thella e lidhen me sistemin klientelist që kanë krijuar partitë në Shqipëri apo në Ballkan.

Deutsche Welle: Shqipëria vendos më 25 prill për parlamentin e ri. Ju i ndiqni zhvillimet në Ballkan prej vitesh. Si e shikoni Shqipërinë para këtyre zgjedhjeve?

Thomas Brey: Kam lexuar se flitet për zgjedhje vendimtare, kjo më duket si shumë e stilizuar dhe e ekzagjeruar. Unë nuk besoj se janë aq vendimtare, sepse pavarësisht kush fiton pas zgjedhjeve, pra nëse Edi Rama qëndron, apo vjen në pushtet opozita me në krye Lulzim Bashën problemet që ka vendi do të mbeten të njëjta.

Këto janë zgjedhje në kohë pandemie, nuk e kemi atë fushatë me mitingje të mëdha dhe altoporlantë, ajo ka kaluar më shumë në TV dhe media sociale. Çfarë efekti ka kjo “ftohje tonesh”, apo e krijon media sociale një situatë, ku ai që di t’i shërbejë më mirë këto media, merr më shumë vota dhe jo programi më bindës?

Problemi që kanë mediat sociale është, se ato gjithmonë u japin një hov pozicioneve dhe një gjuhe më ekstreme. Kjo është një fushatë e veçantë sigurisht për shkak të Coronës, por unë nuk besoj se një fushatë e tillë në kohë pandemie do të ndikonte në ngritjen e një ure mes fronteve të kundërta apo që do të qetësonte të pakënaqurit.

Retorika politike edhe në këtë fushatë është e përcaktuar nga fyerja e kundërshtarit politik, dhe jo si debat argumentesh. Pse politika shqiptare nuk ia del dot, 30 vjet pas ndryshimit, të zhvillojë, le të themi në rastin më të mirë, një gjuhë, si në Gjermani, ku fyerja e rivalit politik është një “NoGo” dhe përballja zhvillohet me argumente. Apo në Ballkan preferohet më shumë teatraliteti?

Mendoj se situata në Shqipëri është tipike edhe për vende të tjera të Ballkanit. Ajo që shohim, madje edhe në vende anëtare të BE, si Kroacia e Sllovenia, deri në Maqedoninë e Veriut, është se kemi dy kampe të mëdha politike të armiqësuara, që i lëshohen me një gjuhë urrejtjeje njëri-tjetrit. Mungon kultura politike, përdoret degradimi i kundërshtarit politik, eliminimi si kundërshtar, madje ndoshta edhe sulmi fizik ndaj tij. Këto janë gjëra që nuk përfytyrohen dot në Evropën Perëndimore.

Dhe kjo kulturë politike mungon, sepse politika në vendet e Ballkanit është një biznes, ti mund të bëhesh dikush si person dhe të ecësh përpara me oportunizëm kur hyn në politikë. Kush dëshiron të bëhet dikush edhe në profesion në këto vende duhet të arranzhohet me të fuqishmit e t’i mbështesë ata. Por ky nuk është problem tipik i Shqipërisë, por e ndesh kudo në Ballkan.

E kur do të vijë dita e një kulture të tillë politike si në Evropën Perëndimore?

Kriminaliteti, korrupsioni, frikësimi i mediave dhe i drejtësisë, e sidomos liderë politikë të plotfuqishëm, shikoni Serbinë me Vuçiçin që sundon plotësisht, apo Edi Ramën në Shqipëri, këto janë probleme që duhen zgjidhur për të krijuar një kulturë politike si duhet, por një kulturë e tillë debati duhet menduar në plan afatmesëm. Këtu luan rol të rëndësishëm arsimimi, mënyra e edukimit nga mësuesit, duhen ndryshuar kurrikulat në shkolla, mediat duhet të krijojnë një kundër-opinion, duhet investuar në përgatitjen e gazetarëve, duhet shkëmbimi rinor me Evropën Perëndimore, që rinia ta kuptojë, që nuk ka pse të jetë si modelet në vendin e vet.

Fushata aktuale po përqëndrohet më shumë tek individi se tek programi politik. A është më e lehtë në shoqëritë postdiktatoriale t’ua marrësh mendjen njerëzve me kultin e të fortit dhe atij që imponohet, pa parë se sa bindëse janë përmbajtjet?

Absolutisht! Vihen re dy gjëra, jo vetëm në Shqipëri, por edhe vende të tjera të Ballkanit. Lideri i fortë. Të gjitha sondazhet tregojnë madje se edhe të rinjtë duan një lider të fortë kombëtar, që ta ndjekin. Ky është problem i madh, pasi ky lider i fortë që jep drejtimin në gjithçka, kthehet gati si në një zot, që vendos me gishti lart apo poshtë. Sistemi klientelist kudo në Evropën Juglindore funksionon kështu. Në krye “lideri” sundues që vetëm formalisht zgjidhet nga baza, sepse ai e ka kapur me luftë pozicionin e tij. Ky “lider” vë besnikët e tij në pika të rëndësishme, në ekonomi, në media e drejtësi. Ata mund të bëjnë bizneset e tyre private të korruptuara, por duhet t’i mbeten absolutisht besnik “liderit” e të kujdesen që sistemi klientelist të forcohet. Me mbështetje në para për partinë, me mbështetje mediatike apo “zbrapsjen” e atyre që mendojnë ndryshe, nëse ata i drejtohen drejtësisë. Kjo zhbën programet e partisë dhe ideologjinë e një partie, këto nuk luajnë më ndonjë rol, dhe gjithçka reduktohet në biznes. Nëse flitet për taksën e sheshtë, infrastrukturën apo librat falas – këto janë vetëm fjalë, hedhje hi syve për të fshehur parimet e vërteta të sundimit.
Vitet e fundit në Shqipëri ishin mjaft turbulente. Partitë akuzonin njëra-tjetrën për lidhje me klanet e krimit, opozita ngriti zërin kundër qeverisë për këto lidhje me krimin dhe blerjen e votave, pati publikime përgjimesh, protesta.

Një reformë e ligjit zgjedhor synon të pengojë shitblerjen e votës dhe të mbajë larg nga parlamenti individët me të shkuar kriminale. A besoni se kjo do të sjellë ndryshimin, një Shqipëri pa shitblerje vote në zgjedhje?

Mendoj se ligji i ri zgjedhor është një hap i vogël në drejtimin e duhur. Problemi është a do të implementohet ky ligj zgjedhor. Kam frikë se problemi i blerjes së votës në të gjitha vendet e rajonit është pjesë integrale e sistemit. Që do të thotë, se vetë njerëzit e kanë bërë të vetën këtë, dhe nuk do thonë menjëherë, ok e kuptoj, kjo nuk bëhet, se është jodemokratike, kriminale e ilegale, dhe do ta ndryshojmë sjelljen tonë. Do të binte ndesh me përvojën njerëzore, që na kujton, se ajo që është bërë për vite e dekada, nuk lihet menjëherë mënjanë, prandaj nuk më duket realiste.

Ekonomia është një temë qendrore në fushatë, opozita ka bërë pjesë të fushatës ndalimin e brain-drain dhe mbajtjen e të rinjve në vend. Kurse zërat të tjerë nga pozita thonë, se me rrogat që ofrohen në vend dhe duke patur Gjermaninë një orë larg e njerëzit shohin dallimin sa fitojnë, vështirë se mund t’i mbash dot njerëzit A është ky vetëm një problem rrogash?

Nuk e besoj, megjithëse arsyet ekonomike qëndrojnë në plan të parë, kjo është e vërtetë. Këta qindra mijëra njerëz që largohen, jo vetëm nga Shqipëria, por edhe nga vende të tjera, Serbia, madje edhe Kroacia si vend anëtar në lindje po shpopullohet, pa harruar Bosnjen. Të rinjtë e kualifikuar emigrojnë, sepse nuk shohin perspektivë. Mund të them duzina shembujsh nga përvoja personale, ku të rinjtë thonë, unë do të qëndroja me dëshirë, natyrisht, por nuk shoh shans për jetën time këtu, sepse politika këtu sundon gjithçka, sepse zëri i ekspertit nuk dëgjohet, sepse gjithçka kalon përmes lidhjeve dhe korrupsionit. Natyrisht edhe pse rrogat janë të ulta. Por rrogat nuk duhet të mbesin patjetër kështu, ato mund të zhvillohen, nëse ekonomia ecën. Politikanëve që sundojnë gjithçka u shkon për shtat një emigrim i tillë. Sepse ata që largohen, të rinj të mirëkualifikuar, janë zëra kritikë, që nuk e pranojnë gjendjen politike si është, e kur ata ikin, është më mirë për këta politikanë.

Pavarësisht premtimeve elektorale, dhe simpative politike që kanë qytetarët, vihet re një mungesë besimi, kjo tek çdo forcë politike. Për të marrë një vend duhet të jesh militant ose të paguash, thuhet në vend, nuk ka rëndësi kush fiton. Pse është kaq e thellë kjo mungesë besimi?

Duhet të hedhim një vështrim në histori për këtë. Në të gjitha vendet e rajonit, përfshirë edhe Shqipërinë ka një traditë shekullore që populli, “raja” (vegjëlia, shën red.), pra masa nuk e sheh veten të përfaqësuar nga politikanët drejtues, le të themi më mirë pushtembajtësit, e ka një kundërshti të natyrshme mes popullsisë në tërësi dhe pushtetmbajtësve. Le të marrim një shembull doli një ligj i ri, nuk bëhet fjalë ta zbatojmë këtë ligj, por hero është ai që ia del të gjejë boshllëqet e ligjit për ta anashkaluar, për t’ua hedhur atyre atje lart, për t’i luftuar me armët e tyre. Shikoni njerëzit që vijnë nga vendet e Ballkanit në Gjermani, si rregull ata janë punëtorë të mirë dhe korrektë. Ata respektojnë rregullat, janë të disiplinuar dhe gati nuk dallojnë aspak nga kolegët e tyre gjermanë. Por sapo ata kthehen në shtëpi, ndodh diçka me ta, sikur diçka bën “klik”, nuk i respektojnë më rregullat po duan t’u ikin atyre. Kjo është çështje mentaliteti.

Edhe diçka mbi mënyrën e zhvillimit të zgjedhjeve, a do të jenë këto zgjedhjet që do t’i japin fund periudhës së gjatë të zgjedhjeve të kontestuara në Shqipëri, pra që vendi të tregojë, se është i aftë për zgjedhje normale, e me këtë të përfundimisht të hapet rruga për Konferencën e parë Ndërqeveritare me BE?

Kjo është çështja më e rëndësishme e këtyre zgjedhjeve. Nëse këto zgjedhje pak a shumë zhvillohen si duhet, po them pak a shumë, dhe vëzhguesit e OSBE nuk shohin manipulime të mëdha, duke lënë mënjanë ato defeket e vogla, ky do të ishte një hap në drejtimin e duhur drejt një jete politike më normale në Shqipëri. Megjithatë pavarësisht rezultatit nuk besoj në ndërrimin e kulturës politike menjëherë. Nuk besoj se problemet do të zgjidhen pavarësisht kush fiton, por një ecuri e rregullt e zgjedhjeve do të jetë për vendin një hap përpara.

 

—–

Dr. Thomas Brey është docent në disa universitete gjermane për shkencat politike dhe gazetarinë. Si analist politik ai ka drejtuar për vite zyrën e agjencisë gjermane të lajmeve, dpa, për Evropën Juglindore.

 

o.j/dita

Share This Article
15 Comments
  • DR tHOMAS bREY flet me terma teorike duke iu referuar pervojes se zgjedhjeve te kaluara, pasi ne kete fushate une po ndjek dy programe: PS me program konkret, i deklamuar nga Edi Rama dhe PD me program fantastiko-enderrimtar, te deklamuar nga Berisha qe Qesh (Lulzim Basha)

    • Ky gjermani nuk e ka haberin fare te Shqiperise

      Shiko cmimet e konsumit te perditeshem o gjerman hajvani,

      Mjafton qe Rama te uli direkt cmimin e Karburantit me 240 leke qe eshte Taksa e hajdutit Rama,
      dhe kjo di i jape frymeraje te gjitha bizneseve te vogla, sherbimeve te qytetareve etj

      • Ate po te mundohet te shpjegoje por ti hiç. Si hyre dole nga intervista. Rama dhe Basha pas tij nuk bejne politike por bejne biznes me Kastratin.

        • O Filo-hajvan !
          Ky gjermani nuk njef as veten e tij ,
          Pavaresisht ca grade ka , ky qenka rrot kari

          Ne Shqiperi si ne Gjermani dhe kudo shikohet diferenca midis Pages qe merr dhe cmimeve te Artikujve te Konsumit te Pergjitheshem

          Gjermania kete diference e ka siper te madhe , dhe kjo gje siguron mireqenie te larte ne shoqerine gjetmane

          Ndersa Shqiperia kete diference e ka super te vogel sepse , psh Cmimi Karburantit te Shqiperi eshte me i larte se ne Gjermani ,
          nderkaq qe pagat ne Gjermani jane 50 fish me te larta se ne Shqiperi

          Ketu esht defekti jone , qe nuk e kupton ky kari i Gjermanise

          Dhe Basha e ka zgjidhjen te thjeshte fare , sepse Rama i ka vendos Karburantit nje shtese takse orej 240 leke per liter,
          qe nuk ka asnje lloj justifikimi, fare fare

          Heqja e kesaj Takse te Rames ka ndikim direkt ne xhepin e cdo shqiptari

          Sikur vetem per kete fakt , uljen e cmimit te Karburantit me 240 Leke
          mjafton qe te gjithe shqiptaret te votojne Bashen,

          Gjithe teorite e tjera qe oaraqesin keta bajgat e Europes nuk kane rendesi fare

          • Po o rrot kari po. E kupton pse rroga ne Gjermani eshte 50 fishi i Shqiperise?!
            Sepse aty politikani merret me politike dhe jo me biznes. Kete defekt po mundohet ta fuse tek truri yt por ti mendon se behet me urdhrin e peshkut (Bashes). Basha do vazhdoje biznesin dhe do ta fuse doren ne xhep me fort se Rama.
            Futi groshë se me pordhe fryhesh me shpejt.

  • “Pavaresisht se kush fiton, pas zgjedhjeve problemet e Shqiperise mbeten te njejta” – thote gjermani
    Pra nuk thote ky gjermani se – “Naivitet te besosh se po fitoi Basha , Shqiperia do ndryshoje”
    Eshte ne dinjitetin e gazetes mos tjetersoje fjalet e dikujt as brenda vendit, as jashte Shqiperise.

    Megjithate gjermani nuk e di se ku i pikon catia Shqiperise, ate me mire e dijne te zotet, shqiptaret.
    Sikur asgje mos te ndryshoje, te pakten nje qeveri tjeter do ti kurseje shqiptareve ato “Patronazhistet” neper qendra pune, lagje, kafene si ne kohen e 1200-lekshave fuksa te komunizmit.

  • E shikoni,o njerez,se ne Shqiperi gjoja po ndertohet shoqeri demokratyike,por ne fakt eshte FASHISTE,diktatoriale?
    Cfare nenkupton ky gjermani qe VOTONI TE FUQISHMIN?
    Por i fuqishem eshte krimineli,fashisti,hajduti,i korruptuari,perbuzesi i te varferve,shitesi i atdheut etj!
    Pra ky njeri duhet votuar?
    Kur pranohet se Edi Rama ,qenka i FUQISHMI,a nuk pranohet gjithashtu se ai eshte edhe DIKTATORI?
    Ja,pra qe duke share Enver Hoxhen per diktator komunist,kemni zgjedhur te votojme nnje DIKTATOR FASHIST!
    Ku ishim>
    HICGJEKUNDI!
    Po demokracine ku ta shohim?
    Vetem kur shkojme dhe kryejme nevojat personale ne wc!
    Ja pra se pse quhet DESHTIM sistemi politik qe u instalua me dhune dhe mashtrim ne 90-ten ketu!
    Ja pra,pse nderkombetaret pranuan sundimin e dy pjellave te ish bllokut komunist ,qe te sundojne shtetin e ashtuquajtur kapitalist ne Shqiperi!
    Ngushellohuni,o njerez duke lexuar Kushtetuten e RSH se “Sovraniteti ne RSH i perket popullit”,por vetem kaq te takon,se pushtetin,pra sovranitetin e ka i FUQISHMI e jo populli!
    Populli ka vetem NOC RROKUN,pra ate te gjetin,qe shqip i thone PALLE k…i!
    Urime,o popull,qe do shkoni te votoni me duar plot dhe vkenge e valle per deputetin e NOC RROKUT!
    Ha ha ha ha haaaaaa,cfare demokracie!
    Vazhdoni te luftoni fantazmen e komunizmit,o te mjere deri sa te shkoni ne boten e tejme,qe ju garanton …demokracine!
    Ha ha ha haaaa!
    Po reforma ne drejtesi,per cfare duhet,kur fitoka i fuqishmi?
    Po bashkeqeverisja me NOC RROKUN,per cfare na duhet?
    Po sloganet “Shqiperia qe duam”,”Deputeti qe duam” apo HURI,qe duam ne…bythe a nuk jane njelloj!
    Ju kam thene me kohe o palo socialiste kolaboracioniste,se po mbeshtetni nje KALE TROJE si Edi Ramen,por ju nuk me degjuat!
    Ta gezoni,o njerez,se kete lloj DIKTATORI doni,qe tall bythen me ju dhe prap e duartrokisni!

  • E shikoni,o njerez,se ne Shqiperi gjoja po ndertohet shoqeri demokratike,por ne fakt eshte FASHISTE,diktatoriale?
    Cfare nenkupton ky gjermani qe VOTONI TE FUQISHMIN?
    Por i fuqishem eshte krimineli,fashisti,hajduti,i korruptuari,perbuzesi i te varferve,shitesi i atdheut etj!
    Pra ky njeri duhet votuar?
    Kur pranohet se Edi Rama ,qenka i FUQISHMI,a nuk pranohet gjithashtu se ai eshte edhe DIKTATORI?
    Ja,pra qe duke share Enver Hoxhen per diktator komunist,kemni zgjedhur te votojme nnje DIKTATOR FASHIST!
    Ku ishim>
    HICGJEKUNDI!
    Po demokracine ku ta shohim?
    Vetem kur shkojme dhe kryejme nevojat personale ne wc!
    Ja pra se pse quhet DESHTIM sistemi politik qe u instalua me dhune dhe mashtrim ne 90-ten ketu!
    Ja pra,pse nderkombetaret pranuan sundimin e dy pjellave te ish bllokut komunist ,qe te sundojne shtetin e ashtuquajtur kapitalist ne Shqiperi!
    Ngushellohuni,o njerez duke lexuar Kushtetuten e RSH se “Sovraniteti ne RSH i perket popullit”,por vetem kaq te takon,se pushtetin,pra sovranitetin e ka i FUQISHMI e jo populli!
    Populli ka vetem NOC RROKUN,pra ate te gjetin,qe shqip i thone PALLE k…i!
    Urime,o popull,qe do shkoni te votoni me duar plot dhe vkenge e valle per deputetin e NOC RROKUT!
    Ha ha ha ha haaaaaa,cfare demokracie!
    Vazhdoni te luftoni fantazmen e komunizmit,o te mjere deri sa te shkoni ne boten e tejme,qe ju garanton …demokracine!
    Ha ha ha haaaa!
    Po reforma ne drejtesi,per cfare duhet,kur fitoka i fuqishmi?
    Po bashkeqeverisja me NOC RROKUN,per cfare na duhet?
    Po sloganet “Shqiperia qe duam”,”Deputeti qe duam” apo HURI,qe duam ne…bythe a nuk jane njelloj!
    Ju kam thene me kohe o palo socialiste kolaboracioniste,se po mbeshtetni nje KALE TROJE si Edi Ramen,por ju nuk me degjuat!
    Ta gezoni,o njerez,se kete lloj DIKTATORI doni,qe tall bythen me ju dhe prap e duartrokisni!

  • Ah more ti nemce, mor nemcja i shkrete,
    sikur ta shijoje ti ca qeverine Rama vete,
    jo me teper por vec nje muaj ta kishe pare,
    ose ne Psikiatri, ose vehten do kishe vrare!

  • Zoti Thomas, jane te njejtat fenomene si ne Gjermani, ashtu dhe ne Shqiperi. Vetem se atje nuk zhvillohen me egersi dhe hapur si ne Shqiperi, por zhvillohen po te njejtat skena anti-ligjore (cfare eshte ligjore me sot, ne stetemet e xhungles se ligjeve!?) brenda mureve, larg mediave dhe prapa kraheve! Ne Shqiperi zhvillohen hapur dhe me egersi, pervec kesaj gjithshka pasqyrohet ne media!

  • Zoti Thomas, jane te njejtat fenomene si ne Gjermani, ashtu dhe ne Shqiperi. Vetem se atje nuk zhvillohen me egersi dhe hapur si ne Shqiperi, por zhvillohen po te njejtat skena anti-ligjore (cfare eshte ligjore me sot, ne stetemet e xhungles se ligjeve!?) brenda mureve, larg mediave dhe prapa kraheve! Ne Shqiperi zhvillohen hapur dhe me egersi, pervec kesaj gjithshka pasqyrohet ne media!

  • O Popull behuni nje here te zgjuar ,ju e kini ne dore kesaj here dhe ky analisti Gjerman ,ja u ka shtjelluar me se miri dhe kushdo qe te fitoje do jete njelloj .Nuk do kete ndryshim ,PD apo PS .Ne populli votues duhet ta kuptojme dreqi ta mare nje here e mire ,se shqiperia do zhvillohet vetem atehere kur ::::::::::::::::::::::::

    PARTITE POLITIKE SHQIPTARE DO TE BEHEN KUNDERSHTARE POLITIKE PA KOMPROMIS ;NDERMJET TYRE :

    E verteton ekonomia e zhvilluar ne perendim ,ku partite me njera tjetren jane kundershtare pa kompromis ndermjet tyre .Trasparenca e ligjit sjell vetem zhvillim ekonomik dhe social .

    Kjo do te thote , votoni o njerez te vuajtur komplet partite e reja ,si e Z Murrizi , Vetvendosja ,Nisma Thurje .Na i kaluan nga zgjuarsia edhe vellezerit tane kosovare ,merni shembull.
    E thjeshte per tu kuptuar .
    Harojeni PS ose PD ,nuk do kemi as edhe nje ndryshim .Sistemi qe kane formuar ,korrupsioni ,vjedhja ,genjeshtra e mbi te gjitha qe eshte me kryesorja ,keto parti ndermjet tyre ,nuk bejne kritika ndermjet tyre ,por vetem shahen e tallen me ne,luajne teater majmunsh me ne ,si i kami pare sot e 30 vite te shkuara . Ne qofte se keto parti ,PS dhe PD bejne koalicion ,do jete vdekje prurese per ne shqiptaret ,me keq do jete ,do versulen te dyja ,kush te vjedhe me shume dhe sdo kete fare kerkese llogarie .Do me kujtoni .Behuni te zgjuar ,mos llogaridhenia dhe mos hapja e letrave dhe mungesa e transparences ,do jete thjesht DIKTATURE dhe rrenim total te ekonomise , tamam si me Ramen keto 4 vitet e fundit qe kishte komplet tepsine bashke me timon ,ku me keqeardhje pame nje DIKTATURE ,vjedhje me PPP diten per diell , tallje fukarait ,undiferente ndaj halleve dhe ankesave te popullit te mjere e te perkembur edhe kur ka te drejte .Largojeni Diktaturen ,votoni partite e reja ,se minmumi do kemi kritika ,perplasje ,trasparence , kerkese llogarie ,ku kjo do sjelle uljen e korrupsionit ,kriminalitetin ,vjedhjen e tj .Largoini me vote kete uje te ndenjur qe eshte gjithe qelb ,gjithe mikrobe te KATOVICES .Dhe largimi i tyre do e liroje SPAK e BKH te veproje me me guxim ,e me i lire e me transparent dhe do vere me shpatulla mbas murit hajdutet te partdesy bardhet te Ramizit mbare .Ne dore e kemi ,kaq e thjeshte eshte ,dhe ne te kundert ,duroini tna vjedhin e tna terheqin zvare si ekonomilkisht po ashtu dhe te dinjitetit ,qe nuk e njohim fare kete DINJITET ,me keqeardhje qe nga 45 e deri me sot.Me nje qeverisje trasparence dhe te ndereshme do na filloje malorja ,zhvillimi ekonomik . Me mend ne koke. Mos na merni ne qafe femijte tane ,ju lutem .

  • Gzim Kulufi @……

    Paj zotin mos kometo si jane gjermanet “(qe kane korrupsion dhe shkelin ligjin )” simbas teje ,te jep edhe mend ti o kokbagel ,por shko dhe ha sufllaqen e radhes nga Rama .

  • Qe me miratimi e kodit elektoral dhe per kater vjet te pakten zgjedhjet i fiton Saliu.Nje nga djemte e tij Lulushi apo Edvinushi do te gremise vendin dhe do te varferoje me tej shqiperine.Plaku merre prane oxhakut do ta dredhe me karta dixhitale.
    Shqiperia eshte peng tek banditet e Saliut

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *