Gazeta DITA
Notification Show More
Latest News
Dikur normë e mesdheut, sot privilegj i të pasurve, kjo është dieta që mban larg diabetin, tumoret dhe problemet e zemrës
Kryesore Lifestyle Shendetesi
Kush votoi nga opozita për Bajram Begajn?
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Rama i përgjigjet Berishës: “Nuk kemi pritur konsensus me të vdekur”
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Begaj president me 78 vota “pro”, Rama: I dhamë vendit një kryetar shteti normal, një figurë të pakontestueshme
Aktualitet Komunitet Kryesore Politike
Çmimet botërore të grurit bien me 10% duke u kthyer në vlerat e fillimit të prillit
Aktualitet Ekonomi Lajmi i fundit
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
Reading: Naivitet të mendosh që ndryshon ky njeri
Share
Gazeta DITA
Aa
Kerko
Follow US
Gazeta DITA > Letrat e Lexuesve > Naivitet të mendosh që ndryshon ky njeri
Letrat e Lexuesve

Naivitet të mendosh që ndryshon ky njeri

anazapta
Published March 5, 2013
Share
SHARE

Shqipëria po i afrohet datës historike të zgjedhjeve të përgjithshme. Edhe pak më shumë se 100 ditë mbeten deri atëherë. Në prag ngjarje të tilla, duket se koha ikën e rrjedh si uji. As kush nga faktorët pjesëmarrës në këto zgjedhje, nuk është i interesuar ti fluturojë koha kaq shpejt. Mbajtësve të pushtetit u duhet ende kohë për të bërë demagogjinë e nevojshme, për të bërë të mundur, sipas tyre, që ,,sapuni të hahet si djathë”, për të sajuar e konsoliduar marifetet e manipulimeve në faza të caktuara të procesit zgjedhor. Ndërsa për subjektet politikë në opozitë, çdo ditë duhet të jetë,veçanërisht e vlerësuar, për tu dhënë ,,dorën e fundit” programeve të tyre të zhvillimit të vendit në katër vitet e ardhshëm. Çdo ditë duhet të jetë, veçanërisht e vlerësuar për të marrë e zbatuar masat e nevojshme për të neutralizuar, demaskuar dhe nxjerr jashtë funksionimit të marifeteve manipulues të markës “Made In Berisha” që në çdo kohë, priten të jenë befasues.  Marifetet e k/ministrit në dëm të procesit normal të zgjedhjeve, mund të jenë dhe “legalë” e “ligjorë” por mund të jenë dhe tinëzar e të pa parashikuar. Të shpresosh tek ai se ,,diçka për mirë mund të ndryshojë”, është naivitet i pa falshëm edhe për një qytetar të thjeshtë e jo më për politikanë e lider të opozitës. K/Ministri dhe patericat e tij, janë të vetëdijshëm për dëmet e mëdha që i kanë shkaktuar vendit dhe qytetarëve të tij. Pikërisht, më shumë për këtë të vërtetë, ai dhe ata nuk duan ta lëshojnë pushtetin.

 

Opinion i nënshkruar: Ramazan Sula

anazapta March 5, 2013
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?