Namik Dokle fiton gjyqin ndaj Jozefina Topallit, merr jo pak para…

Saimir Lleshi

Deputeti socialist, Namik Dokle ka fituar gjyqin ndaj Jozefina Topallit. Atij i është hequr paga për periudhën shtator 2009- maj 2010, periudhë kur deputetët e opozitës bojkotuan Parlamentin.

Gjykata e ka vlerësuar të padrejtë heqjen e pagës, kështu që Dokle do të mund të përfitojë pagën 9 mujore. Ai do të mund të përfitojë edhe dietat dhe shpërblimet për periudhën në fjalë.

Në atë kohë debatet ishin të mëdha për këtë çështje.

Të njëjtën kërkesë e ka bërë edhe disa deputetë të tjerë të asaj periudhe. Sipas vendimit të marrë nga gjyqtari Gentian Hamiti, kërkohet që Dokle të përfitojë pagën neto prej 780.243 lekë shpenzime telefonike në shumën 147.100 lekë, dieta në vlerën e 272.282 lekë si dhe shpenzime transporti në vlerën e 223.042 lekë. /Dita/

Share This Article
4 Comments
  • Jo me jo, Dokle nuk fitoi ndaj Topallit por ndaj shtetit shqipetar I cili me taksat tona do ti paguaje 10 muaj pune pa prezence sikurse shpenzimet e celularit…

  • Shkruheni mire lajmin, se te gjitha keto leke, afersisht 1200000 leke, Doklja do ja marre popullit dhe jo Jozefines se sikur tja merrte Jozefines do te isha i kenaqur.
    Se dyti dhe vete Doklja nuk duhet ti pranoje shumat per harxhim telefoni dhe per dieta. Per Cfare djetash duhet te pretendosh ne Shqiperi kur largesia me e madhe nga Tirana nuk eshte me shume se 2 ore.
    I bej thirje Dokles qe shumat per shpenzime ditash dhe telefoni ri refuzoje publikisht

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *