Me revoltë e votë e përzunë uzurpatorin nga froni i pushtetit. Opozita e kohës me ish lider-kalanderin Fatos Nano pushtonte sheshet dhe rrugët me premtimet për të pushtuar pushtetin: Do ngremë shtetin e qytetarëve, në shërbim të qytetarëve”, premtonte dhe mashtronte : “Do sakrifikojmë pushtetin për të bërë shtetin”. Edhe në sheshin “Kanigos”, në qendër të Athinës, ish kreu u PS u premtoi emigrantëve: “Kthimin qindarkë për qindarkë, të parave të humbura nga firmat piramidale”. Në sheshin e “Flamurit” dhe në sheshin “Skënderbe”, ku është lidhur besa dhe është prerë në besë ky popull nga të pa besët dhe të pa udhët, F. Nano dhe shpura e tij. Nga podiumet dhe mediumet u premtoi se: “Do të ndëshkonte shkaktarin e tragjedisë shqiptare me emrin Sali. Populli e përzuri me revoltë dhe votë. Risolli me votë dhe me pushkë PS me kryeministër F. Nanon.
Ai zgjodhi dhe shpurën e tij që do të qeveriste (ç’qeverriste) ata që i shkonin përshtat atij dhe vetëm atij. Me votë plebishitare, shqiptarët votuan masivishtë PS. Madje duke siguruar edhe mbi dy të tretat e parlamentit. Edhe me referendum do (po) të gjykohej dhe ndëshkohej shkaktari, nga veprimi dhe mos veprimi i tragjedisë së ’97. Partia Socialiste dhe lider kalanderi i saj-kryeministër i kishin duart të lira të vepronin. Por i kishin duart të lidhura nga mafia, nga korrupsioni dhe aferat, marrëveshjet e fshehta dhe të hapura për të sunduar shqiptarët dhe jo për të udhëhequr shqiptarët!
Nano i votuar si shpresa e shqiptarëve, rezultoi shpresë vrari, abuzuesi dhe perversi me votën e shqiptarëve. Për dy legjislatura PS në pushtet me ish kreun e saj kryeministër, jo vetëm nuk kthehu një thërrime të humbjeve të parave të shqiptarëve, por abuzoi me pushtetin e shqiptarët deri nëpër kazinotë greke edhe kur vriteshin shqiptarët. Nuk i hyri asnjë gjemb shkaktarit të tragjedisë kombëtare të vitit 1997- për të cilën kish ardhur në pushtet Nano. Akordi i fshehtë dhe i hapur mes tij dhe Berishës e dalloi dje e sheh sot, madje dhe më mendje lehti zullumet e tij me pushtetin ishin aq të pështira dhe të mëdha sa dhe të marrësh hua gjykatën e Selanikut që dënoi me burgim ish kreun e bashkisë Psomiadhi dhe ish ministrin e mbrojtjes Xohaxopulos, nuk do të mund të dënojë me disa jetë burgim të përjetshëm shkaktarin e rikthimit të tragjedisë kombëtare në pushtet, në vitin 2005. Bota civile, media botërore dhe qytetërimi evropian u befasuan nga rikthimi në pushtet me votë atë që e përzunë shqiptarët me protesta e pushkë. Dhe kjo vlerësohet jo si meritë e rikthimit në pushtet të Berishës, por si abuzim me pushtetin e F. Nanos.
Në çdo prag zgjedhjesh fanepset Nano me ofertën tij perverse: “Një ofertë qytetare”! Për të përçarë shqiptarët!
Email nga adresa: [email protected]
mut muti ishte .vdekje tradhtareve sali nano
Pse flisni keq per Nanon qe dikur betoheshit per te.Jam I sigurt se kur ishte ne burke per vjedhje se e keni takuar ne Tepelen.