Nano: Vetëm 3 incidente gjatë finales. Shpërblim për efektivët e angazhuar

Ornela

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano përmes një deklarate për mediat ka bërë bilancin e punës së uniformave blu.

Në 48 orë gatishmëri të të gjithë strukturave, kryepolici tha se janë regjistruar 3 incidente.

“Goditja me mjete të forta ndërmjet një grupi të tifozëve të Holandës dhe qytetarëve shqiptarë, për të cilin u arrestuan dy tifozë holandezë; Përplasja e dhunshme me policinë e një grupi tifozësh holandezë; Përplasja e dhunshme me policinë e një grupi tifozësh italianë”.

Në fjalën e tij, Drejtori i Përgjithshëm njoftoi dhe nisjen e procedurave për dhënien e një shpërblimi ndaj efektivëve që u angazhuan në planin e masave.

Në total rreth 2800 efektivë u angazhuan në planin e masave për finalen e Conference League. Ndërsa nuk mungoi as asistenca e oficerëve të policisë italiane e asaj holandeze si dhe një trupë nga Policia Kosovare.

o.j/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *