Gazeta franceze “L’Equipe” ka bërë me dije se e ardhmja e kapitenit të Shqipërisë, Lorik Cana, është shumë pranë skuadrës së Nantës.
Drejtuesit e klubit francez mësohet të kenë nisur kontaktet me krerët e skuadrës së Lacios, për të detajuar transferimin e futbollistit kuqezi.
Në kushtet kur vetë stafi teknik i skuadrës së Lacios nuk e ka përfshirë Canën në planet e këtij sezoni të ri, nga ana tjetër ekziston interesimi i francezëve për të siguruar shërbimet e mbrojtësit, atëherë arritja e akordit mes dy klubeve duket thjeshtë çështje kohe.
Transferimi i Lorik Canës te Nanta do të shënonte njëherësh edhe afrimin e futbollistit të dytë shqiptar, njëherësh kontingjent i ekipit përfaqësues të Shqipërisë te kjo skuadër, brenda vetëm pak ditëve, teksa kujtojmë se rreth një javë më parë u transferua nga Rene edhe Ermir Lenjani.

Ky Loriku te kjo fotografi sikur ka hequr ndonje “vise niseshte”
Shko urgjent. Mosha si futbollist nuk te premton te besh naze,…