Nantes kalon Saint Ettiene 2-1 dhe afrohet me Europën

Dita

Nanta rigjen fitoren ndaj një rivali direkt në garën për një biletë europiane.

Ekipi i “Kanarinave” arriti të kalonte 2-1 Saint Ettiene në ndeshjen e javës së 20 të luajtur në stadiumin  “La Beaujoire-Louis” duke u ngjitur në vendin e 10 me 27 pikë, 3 më pak se zona e Europa League. Ishte Nolan Roux që me anën e një 11-metërshi në minutën e 14 zhbllokoi sfidën por vendasit nuk u dorëzuan dhe e gjetën golin e barazimit në minutën e 30 me autor Johan Audel.

Gjatë minutave në vazhdim të dyja skuadrat u treguan të kujdesshme për të mos pësuar por Nantes arriti të merrte avantazhin e sfidës me golin e Kolbeinn Sigthorsson në minutën e 77-të.

Një sukses i rëndësishëm për skuadrën e drejtuar nga Michel Der Zakarian, ndërsa Saint Ettienne mbetet në vendin e shtatë të klasifikimit me 29 pikë.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *