Fiton edhe Fiorentina, në luftë për kualifikimin në Champions League
Gara për dy pozicione në Champions League është e ndezur në Serinë A, teksa sot Milani, Napoli e Fiorentina fituan ndeshjet e tyre, duke mbajtur të njëjtin hap me Juventusin, që në fakt është tepër i shkëputur dhe vështirë se do ta dorëzojë titullin. Milani mundi 2-0 Palermon, me dy gola të shënuar nga Mario Baloteli, i cili hap serinë në minutë e tetë me penallti dhe dyfishon në minutën e 66-të. Për Palermon vjen humbja e radhës, e cila e lë skuadrën e Zamparinit në fund të tabelës së renditjes, në kuotën e 21 pikëve. Tri pikë të merituara për Milanin, por Napoli mbetet gjithnjë dy pikë para, pas fitores së vështirë me Atalantën, 3-2. Skuadra e Mazarrit shënon dy herë me Kavanin, në minutën e katërt me penallti dhe në të 64-n, minutën e 64-t, por një autogol i Kanavaros në minutën e 34-t dhe goli i Denis në minutën e 73-të rikthejnë në lojë Atalantën. Ai që shpëton Napolin është Pandev, nëntë minuta para fundit. Me të njëjtin rezultat fitoi edhe Fiorentina kundër Xhenoas, e mbetur me dhjetë lojtarë.