Napoli ka shënuar fitore në ndeshjen e dytë të Serie A.
Napolitanët kanë triumfuar kundër Milanit me rezultat 4-2.
Skuadra ku luan edhe mbrojtësi shqiptar, Elseid Hysaj, Napoli, arriti që pjesën e parë ta përfundojë me epërsi prej dy golave.
Sulmuesi polak, realizoi edhe golin e dytë në takim pas një harkimi të Callejon në minutën e 33-të takimit dhe vulosi rezultatin e 45 minutshit të parë.
Me të filluar pjesa e dytë, të besuarit e trajnerit Vincezo Montella shënuan dy gola të shpejtë për të barazuar rezultatin.
Fillimisht, M’Baye Niang shënoi gol në minutën e 6-të të pjesës së dytë. Ndërsa Suso u kujdes që të barazojë rezultatin me anë të një supergoli në minutën e 55-të takimit.
Por, Napoli nuk u dorëzua dhe pas sulmeve të njëpasnjëshme arriti të rikthej epërsinë që kishte në pjesën e parë.
Pas gjuajtjes së Dris Martens dhe devijimit të portierit, Gianluiggi Donnarumas, më së miri në zonën e rreptësisë u gjet Jose Callejon, i cili realizoi gol prej afërsisë në minutën e 74-të takimit.
Kur pritej të përfundonte takimi, Alessio Romagnoli shënoi autogol dhe vulosi rezultatin përfundimtar, atë prej 4-2 për Napolin.
Vlen të theksohet përjashtimi prej ndeshjes së trajnerit napolitan, Maurizzio Sarri dhe dy futbollistëve të Milanit, Juraj Kuckas dhe Niang.
Pas kësaj fitore, Napoli zë vendin e dytë të renditjes tabelore të ligës elitare italiane me katër pikë, ndërsa Milan zë vendin e nëntë me një fitore.
