Pas skuadrës së kryeqytetit Italian Romës, edhe ekipi i Napolit është hedhur në sulm për të marrë shërbimet e portierit të Chelsea-t, Peter Ceh.
Dy portierët Rafael dhe Andujar, nuk e kanë bindur trajnerin spanjoll, Rafa Benitez, i cili i ka kërkuar drejtuesve të klubit që të hidhen në sulm për shërbimet e një portieri të ri.
Peter Ceh, nuk ka gjendur hapësira këtë sezon tek skuadra londineze, që pas ardhjes së portierit të ri, Thibout Cortuas, i cili është një titullar i padiskutueshëm për trajnerin Jose Murinjo.
Ndaj, 32- vjecari me shumë mundësi do të largohet në fund të sezonit nga Blutë e Londrës dhe e ardhmja e tij me shumë gjasa do të jetë në Itali, tek Napoli ose tek Roma por me napolitanët që janë më shumë në avantazh.
Presidenti De Laurentis, është duke përgatitur një ofertë që varjon nga 5 deri në 10 milionë euro për të bindur drejtusit e klubit londinez për ta lënë të lirë portierin çek, në fund të sezonit.
