Skuadra e Napolit i ka ofruar Milanit kartonin e Valon Behramit në shkëmbim me atë të sulmuesit Stephan El Shaarawyt, shkruan të premten “TuttoNapoli”.
Sulmuesi El Shaarawy që këtë edicion është përballur me lëndime të shumta, pëlqehet nga trajneri i Napolit, Rafael Benitez. Behrami pritet të largohet nga Napoli për shkak se nuk është në planet e trajnerit spanjoll. “Napoli tashmë i ka bërë ofertën Milanit.
Skuadra ka ofruar Behramin për El Shaarawyn”, ka thënë një burim brenda ekipit të Napolit. Behrami 28-vjeçar, këtë edicion ka regjistruar 30 paraqitje në të gjitha garat, ndërsa ka kontratë deri në vitin 2018.
