Napoli nxjerr në shitje Hysajn

Ornela

Në Itali e bëjnë fakt të kryer. Elseid Hysaj po përgatit tashmë largimin në fund të këtij sezoni, e me shumë gjasë është në listën e shitjeve të skuadrës së Napolit.

E gjithë kjo, për shkak të një prapaskene.

Sipas “Gazzetta dello Sport”, mbrojtësi i Kombëtares shqiptare nuk ka pranuar që të jetë zëvendësues në skuadër, ndaj dhe ka ardhur ky vendim për largimin e tij.

Deri më tani, dy janë pistat që shtrohen për të ardhmen e mbrojtësit kuqezi: Roma dhe Interi, ekipe që kanë shprehur me kohë dëshirën për të pasur shërbimet e shkodranit.

o.j/dita

Share This Article
1 Comment
  • Po te jem si ky burri, qe e ka nderuar Shqiperine ne keto vite me perfaqesuesen e futbollit, kthehem te Vllaznia, dhe e nxjerr nga bataku i turpit ne fund te pusit qe ka rene! Besoj edhe ca para i ka grumbulluar andej sa per dy tre breza…kuptohet, pare hallalli!!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *