Klubi i Napolit ka reaguar në lidhje me një intervistë të botuar sot në gazetën “Panorama Sport” të mbrojtësit Elseid Hysaj.
Në faqen e tij zyrtare, klubi italian thotë se mbrojtësi nuk ka dhënë asnjë intervistë dhe se ato që janë vënë në gojë të Hysajt janë të gënjeshtra dhe të pabaza.
“Në lidhje me disa deklarata të vëna në gojë të Elseid Hysaj dhe të publikuara në gazetën “Panorama sport”, Napoli dhe mbrojtësi ynë përgënjeshtrojnë kategorikisht që të jetë dhënë ndonjë intervistë e tillë. Për më shumë, ato që janë vënë në gojë të Hysajt janë të gënjeshtra dhe të pabaza”, thuhet në reagimin e klubit të Napolit.
Ditën e sotme gazeta “Panorama Sport” kishte publikuar një intervistë me mbrojtësin Hysaj ku i referohej ndeshjes së luajtur ditën e hënë Napoli-Inter.
Në këtë intervistë ndër të tjerash, duke ju referuar fitores së Napolit Hysaj citohet të ketë thënë se fitoi derbin e Ballkanit duke ju referuar faktit se në fushë ishin shumë lojtar nga ballkani.



Keta pallat e Panorames jane bere me keq se gazeta e Fahri Balliut.
Sa karafila qe jane lojtaret tane, teper emotive dhe pa tru. Vene veten dhe klubin perpara disa situatave te sikletshme qe detyrohesh me pas te genjesh per mos ta kthyer ceshtjen ne skandal.