Ylli portugez Cristiano Ronaldo ishte goditja e verës në merkato dhe transferimi i tij nga klubi i Real Madridit tek Juventusi ka qenë mjaft i lakuar kohët e fundit.
Napoli duket se nuk e ka pritur aspak mirë kalimin e futbollistit, pasi në qytetin jugor italian kanë nisur shitjet e letrave higjienike që kanë foton e sulmuesit me fanelën bardhezi.
Por kjo nuk ndodh për herë të parë, pasi letrat higjienike shiteshin në këtë qytet para dy vitesh me fytyrën e Gonzalo Higuain, i cili la Napolin pikërisht për Juventusin.
Napoli dhe Juventusi kanë qenë gjithnjë rivalë për titullin kampion, por në sezonet e fundit duket se rivaliteti është ndezur gjithnjë e më shumë.
s.a/dita
