Seria A e kësaj jave nuk na sjell ndryshime të kryesimit të renditjes. Edhe pse Napolin dhe Juventusin i ndajne vetem 2 pikë, asnjëra nga ekipet respektive nuk ka gabuar këtë jave, duke fituar takimet e tyre.
Juventusi mposhti në transfertë Frosinonen, me rezultatin 02, golat për bardhezinjtë u shënuan nga Juan Cuadrado dhe Paolo Dybala.
Ndërsa Napoli i vendit të parë, arriti të mundë Carpin, ndeshja e luajtur në stadiumin San Paolo të Napolit, fitohet 10 nga vendasit. Në këtë takim u aktivizua që nga minuta e parë Elseid Hysaj. Skuadra e Milanit nuk arriti më shumë sesa një barazim përballë Udineses në San Siro.
Ekipi i Mihajloviç u gjënd në disavantazh në minuten e 17, ku Armero shënoi për Udinesen, ndërsa barazimi erdhi në minuten e 47 me autor Mbaye Niang. Milani aktualisht ndodhet në poziten e 6të në klasifikim, me 40 pikë. Ndeshja e tjetër e kësaj jave do të zhvillohet në darkë, në oren 20:45 dhe do të gjejë përballë Romen me Sampdorian.
Skuadra kryeqytetase do të përpiqet të arrijë të ruajë ecurinë e mirë. Ndërsa ekipi i Sampdorias do të përpiqet ti largohet zonës së ftohtë, duke u favorizuar edhe nga disa blerje cilësore që ka bërë në këtë merkato.
