Presidenti i Italisë, Giorgio Napolitano, do të vizitojë vendin tonë në një të ardhme të afërt.
Konfirmimi vjen nëpërmjet një mesazhi, që kreu i shtetit fqinj i ka dërguar homologut shqiptar, Bujar Nishani. Mesazhi i Napolitanos vjen në përgjigje të urimeve që presidenti Nishani i ka dërguar me rastin e rizgjedhjes në postin e presidentit.
“I prita me shumë kënaqësi urimet tuaja të përzemërta me rastin e rizgjedhjes sime si President i Republikës së Italisë. Shprehja e konsideratës suaj më konfirmon edhe frymën e miqësisë që karakterizon marrëdhëniet me dy vendeve tona. Kam besim dhe ndihem i inkurajuar në përmbushjen e përgjegjësive institucionale, të cilat më presin gjatë këtij rinovimi të papritur të mandatit presidencial”, thuhet në mesazhin e presidentit italian dërguar presidentit Nishani.

Z. Nishani! Te papritur e ke dhe ti emrimin ne ate karrige shume te rendesishme te shtetit, por kini nje ndryshim shume te madh. Homologu i nderuar Italian shprehet “se ndihet i inkurajuar ne permbushjen e pergjegjesive institucionale” e jo si juve qe nuk shkeputeni dot nga qerrja ku je lidhur. Turp!