Thonë se në mbrëmjen e festës së përurimit të rrjetit social “Twitter”, ishte aq i dehur sa u rrëzua dhe çau kokën. Thonë se koleksionon gra si figurina. Smirëzinjtë pëshpërisin se është një shejtan i veshur me “Dior” që i interesojnë vetëm paratë, por për të tjerë është një gjeni si Stiv Xhobs
Sipas gazetarit të “New York Times”, Nick Bolton, autor i librit dedikuar lindjes së “zogthit blu”, të titulluar “Hatching Twitter”: “Dorsei nuk është një gjeni, por vetëm një i ri që ka patur fat”.
Bolton mbështet idenë se Twitter-i nuk është krijesë e Dorseit, por e Noah Glas.
Glas e Dorsei ishin bashkë kur lindi “zogthi blu”, por si emri dhe konceptimi i platformës ishin “miell nga thesi i Glas”. Sa keq që Dorsei e la në hije atë pas lançimit të kompanisë, madje kërcënoi se do të largohej, nëse Glas nuk do të dëbohej.
Në një intervistë të gjatë për “The New Yorker”, Dorsei mbrohej kështu:
“Glas po jetonte një periudhë shumë të trazuar. Ishte në mes të divorcit, kur Twitter-i po kthehej nga ide në produkt”. Dhe është kjo arsyeja sipas tij, që këshilli administrativ i kërkoi dorëheqjen Glasit.
Vështirë për t’u besuar edhe sepse kjo histori të kujton shumë atë të Zuckerberg (themeluesit të Facebook), i cili i tradhtoi shokët e tij të “Harvard”-it. Por Xheku është shumë i ndryshëm nga ai. Lindi në vitin 1976, u rrit në një familje të klasës punëtore në St. Louis dhe frekuentoi shkollën katolike.
Sipas atyre që tregon një shok i tij i klasës, Dorsei ishte djali me më pak popullaritet në klasë dhe kishte probleme në shqiptimin e fjalëve. Shumë i ndryshëm nga ç’është sot.
Tani pasuria personale e Dorseit arrin në rreth 300 milionë dollarë. “Vanity Fair” shkruan se nuk është çudi që një ditë Xhek të bëhet kryebashkiaku i Nju Jorkut.
Sot multimilioneri ka një famë prej “playboy”. Por, me gratë nuk shkon gjithnjë dakord. Së fundi është kritikuar shumë sepse nuk ka ndërfutur figura femërore në këshillin administrativ të kompanisë, akuza të cilave iu kthehu krahët me një pëgjigje të prerë: “diskriminimi gjinor nuk është një temë që më intereson”.
Por, ama paratë i interesojnë më shumë se çdo gjë tjetër.
Paradoksalisht Tweet-et e tij nuk shkëlqejnë nga origjinaliteti dhe problemi nuk është vetëm fantazia: Dorsei poston vazhdimisht foto (në Twitter duken shumë snobe), përmend restorante në të cilat ka ngrënë, apo bën urime për ditëlindje.
Ky është tmerri i tmerreve për ata që e shohin si tym në sy përdorimin e Twitter-it për komunikimet private.
Por atij në të vërtetë nuk i bëhet vonë për zërat. Dhe përgatitet për fotografitë rituale në Wall Steet, ku në fund shpjegon sekretin e suksesit të tij: “Pini vetëm ujë me limon dhe verë të kuqe”.
Dita

Edhe keshillat i ka gjeniale: “Pini vetëm ujë me limon dhe verë të kuqe”.
Ai tani eshte kalores qe e ka kaluar lumin dhe te thote dac te dhjefsha kalin, dac mos me shiko si me varen kembet. Sa te jete Erion Veliaj minister qe ben 10 cicerima ne ore, do kete mundesi te nxjerr nga goja dhe “aforizma” me te bukura. 🙂