Le të supozojmë se vërtet katastrofa e Greqisë do të krijojë një reaksion zinxhir pasojash, që do të tronditin ekonominë botërore. Le të supozojmë se nëse Greqia falimenton zyrtarisht dhe detyrohet të braktisë monedhën euro, atëherë monedha e përbashkët do të shkërmoqet. Le të supozojmë akoma, se shkërmoqja e monedhës së përbashkët do të provokojë shpërbërjen graduale të Bashkimit Europian, e cila kuptohet, do të ndikojë edhe Shtetet e Bashkuara dhe kështu me radhë. Le të supozojmë se që sot, presidenti Obama është mbërthyer nga paniku dhe është mbërthyer në ekranin e kompjuterit për të parë se cila do të jetë lëvizja e rradhës së z.Cipras – nuk e di kush e tha këtë, por e tha seriozisht.
Le të supozojmë pra, se ne jemi ajo flutura që duke vallëzuar, do të shkaktojë uraganin në Kaliforni, siç e do teoria e kaosit. T’i marrim të mirëqena të gjitha këto, paçka se nuk i besojnë as ata që i thonë. Dhe po t’i marrim për të mirëqenë, çfarë përfundimi nxjerrim? E para dhe më e dukshmja, është se nuk ka gjasë të na lënë të shkërmoqemi, çfarëdo që të bëjmë, sepse kanë frikë. E dyta, e nënkuptueshmja dhe e pathëna, është se edhe një herë tjetër Greqia gjendet në qendër të botës, dhe përderisa gjitha dynjaja shqetësohet kaq shumë për pensionistët e saj, vërtet që “diçka po ndodh këtu”, që na e fshehin dhe duan të na e marrin.
Ka diçka perverse në mënyrën sesi përballemi me gjithë këtë histori: Po, nëse tek narcizmi ka elemente të perversitetit, atëherë ka diçka perverse. Dhe nëse tipa dhe karaktere si z.Varufaki apo si Cipras e shijojnë këtë farë popullariteti, ndodh pikërisht sepse një pjesë e madhe e audiencës e gjen veten tek narcizmi i tyre, edhe pse mund të ketë dallime mes tyre. Nëse numërojmë se sa orë pune ka konsumuar udhëheqja e BE-së këto pesë muajt e fundit me çështjen greke, dhe sa artikuj janë shkruar dhe sa intervista janë dhënë, atëherë në mos gjë tjetër, mund të themi me plot gojën se Ja Dolëm. Më në fund, nuk jemi të padukshëm. Më në fund, na llogarisin edhe ne.
“Nuk është narcizist ai që e dëshiron këtë”, ka shkruar diku Zhan Zhëne, duke theksuar se duhet që admirimi që ke për veten nuk të ketë njëfarë reflektimi edhe tek të tjerët. Por kjo vlen shumë pak në vendin ku narcizmi shitet po kaq lirë sa pikëpamjet, përderisa si të parët, edhe të dytët pak interesohen për realitetin, për të tjerët. A pyeti dikush ndonjëherë vallë, ndonjëri nga predikuesit e katastrofës, sesi ndihet qytetari gjerman, apo francez, kur i thonë se Greqia ka për t’i shkatërruar? A yeti dikush si ndihet kur dëgjon shprehjen “një turist filogrek” për Junkerin? Dhe përse nuk ekzistojnë terma si “filofrancez”, “filogjerman”, apo “filoluksemburgas”? Është e thjeshtë. Sepse bota nuk interesohet kurrë kaq shumë për ndonjë nga këto vende, sa merakoset për Greqinë.
Po në qoftë se ato nuk shkatërrohen, ndërkohë që ne jemi shkërmoqur? Epo, me siguri që na kanë rrënuar pikërisht sepse jemi kaq shumë të rëndësishëm, saqë nuk na duronin dot. Narcizmi ynë do ta nxjerrë gjallë nga gërmadhat e atdheut. Dhe do të jemi sërish të parët!/*Kathimerini
Përkth. A.Koçiko

Narcizmi fenomen detajesh…….ne katastrofologjin greke.
Epidemia reale qendron ne megalomania……”megali idea” ne falimentim.
Nuk eshte natcizizem jo…eshte parimi klasik mbrojtja me e mire eshte sulmi…mbaje armikun te zene ne fronte te tjera larg fronteve strategjike…fakti qe na kane screw mire nje shekull e gjys tregon qe jane me te zgjuar…
Ne lufte kunder bashkimit sovjetik anglezet e amerikanet perdoren shqiperine si vendin ku te ndizej zjarri. Shqiperia eshte vendi ku ne te cilin filuan veprimtarite e para te luftes se ftohte. Betejat e dirvesanteve shqiptare zgjaten 5 vjet.
Ne luften kundra bashkimit evropian po perdorin greqine. Nuk ka nevoje per nderhyrje te armatosur ketu, kjo lufte behet mbi fushen e tregetise.
Ne greqi luhet beteja ekonomike liri a vdekje per bashkimin evropian.
Ne Shqiperi diversantet u perdoren si mish per top. Po ne Greqi kush po perdoret ne nje menyre te tille?
Në hale të gomarve, korofillaqia, një orë e më parë.