Nardi dhe një rrëfim me… trupeshk

anazapta

Kreu demokristian, i cili është shvejkzuar nga media e opinion publik duke u shndërruar në një personazh gallate, ishte i ‘ftuari i ditës’ në një TV për të bërë dhe guzhinierin…përpos mendimtarit. Dhe gjykuar nga pamja, ishte vërtet një tipik guzhiner që mund ta hasje vite më parë në ndonjë mencë punëtorësh. Aty ai rrëfeu një mesele, ku një njeri kishte marrë këshilla nga një tjetër se si ta pastronte peshkun, këshilla që i kish shkruajtur në një letër. Dhe kur kishte shkuar në shtëpi, ca mace i ishin turrur qeses me peshk, por ai e kish qetësuar të shoqen duke i thënë të mos shqetësohet për macet, pasi recetën se si pastrohet peshku, ai e kishte në xhep e kështu që macet nuk do mund të bënin dot asgjë.

Për këtë mesele, Ndoka tha se mund të kishte ndodhur ose andej nga Tepelena ose andej nga Vlora, por shtoi se ka mundësi të ketë ndodhur dhe nga Shkodra. Por çështja është se asnjëherë Shkodrës nuk i janë atribuuar mesele të tilla me njerëz kaq trupeshk. I vetmi shkodran “jashtë standartit”, sipas identikitit satirik që i ka sajuar opinion publik, është vetë Ndoka. A mos vallë, meqë e transferoi meselenë si të mundshme dhe në Shkodër, në qendër të saj të ketë qenë ai vetë?!

Rubrikën ‘Monitorime’ mund ta lexoni çdo ditë në DITA

Share This Article
3 Comments
  • Hiqeni kete majmun te harruar me diploma shkollash fallco . Nard koqja kur dilte per kafe me dashnoren e vet bjonde dhe me shoqen e ngushte te saj , pasi uleshin per kafe dhe i ferkonte kemben me kepuce shoqes se dashnores poshte tavolines Fabioles. Eh kur behet kafsha me leke … I veshur dhe me ar gomari mbetet gomar!

  • Nuk ja vlen te komentosh, mbasi nuk ka asnje interes askush , as per menyren e gatimin , as te politike berjes , po mbase qendron e thena : Beme me fat e hidhme ne plehrat . politikan pa shtylle kurizore dhe perse jo , e meriton e te thuhet nje politikan tru peshk ! E them se kur shikon qe intelektuale te mirfillte me kontribute dhe vlera qendrojne jashte kuvendit , do ju kujtoj zotin Milon , Gjinushin , Ngjelen , Topin , Pashaj, Gumenin , Koci , e dhjetra e dhjetra intelektuale nga te dy krahet te tjere . Do pershendesja bashkimin e 4 subjekteve Demo – Kristjane per te krijuar , prodhuar e per tu perfaqesuar denjesisht e kontribuar realisht .

  • Ore komentues “Labi” nuk e ditekerke mire ate ferkimin ,dikush ta ka treguar se kur “ai mendonte se i ferkonte kemben te dashures me kepuce,kjo e dyta i thoshte mos e luaj tavolinen”pra ai ferkonte kemben e tavolines.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *