Kreu i PDK-së, Nard Ndoka, ka kritikuar Partinë Demokratike për bojkotimin e Kuvendit.
Sipas Ndokës, ky është një veprim i nxituar.
“Bojkoti i deputetëve te PD-së në Kuvend dhe komisione parlamentare në këtë periudhë, mendoj se është vendim i nxituar, i pakonsultuar dhe i gabuar.
Së pari, Kuvendi është institucioni i ballafaqimit të ideve dhe programeve.
Së dyti, në asnjë rast agresioni politik, fizik apo verbal, opozitën nuk duhet ta largojë apo tërheqë, qoftë edhe për pak kohë nga e drejta kushtetuese.
Së treti, në këto momente mazhoranca aktuale po kalon me nxitim, në mënyre të njëanshme, të pa konsultuar dhe arbitrare disa projektligje (reforma territoriale, Këshilli i Lartë i Drejtësisë, KLD, sigurimet shoqërore).
Së katërti, ka protesta të grupeve të interesit (ish te përndjekurit, personat me aftësi te kufizuar), në këto momente opozita duhet të jetë e organizuar, përfaqësuese dhe ballore në Kuvendin e Shqipërisë.
Bojkoti është një vendim sensibilizues për një moment politik, por kur vazhdon gjate dëmton vetë opozitën” shprehet Ndoka.
Edhe pse është zgjedhur në listën e PD-së si deputet, Ndoka me sa duket nuk do ta respektojë vendimin e bojkotit./b.l
Vetem ky e nxjerr kete vend nga kriza. Eshte i vetmi qe ka thene te vertat shkencore:
– Shqiperia eshte 28 mije kilometer katrore ne veri ka pike vermoshin ne jug ka pike Konsipolin.
– Deti shqiptar shqiptra ashtu si gjithe detet e botes jane me uje te kripur.
– betoni pergaitet me uje, zhavor e cimento
– Kodi penal merret me ceshtje penale
– shkolla e mesme eshte shkolla ku nxnesi perfundon shkollen e mesme
– Kopeshti femijeve sherben vetem per femijet
– Spitalet sherbejn per te kuruar njerezit
– celulari eshte mjet komunikimi qe mund te flasesh edhe pa linje telefonike
– Buka piqet ne furre
– Pension do te thoe kur njeriu shkeput mardheniet e punes
– Diplome do te thote nje cope karton me firme e vule qe duhet per t’u bere drejtor, deputet, anetar i akademise se shkencave, ambasador ose minister.
– Deputet do te thote njeri si puna ime
BUDALLA BUDALLA PO E PASKA THEN NJE GJE TE MENCUR
Nard Ndoka bravo je i pa zevendesuar ne tufen tende nje cjap me virtyte, tamam si ju tha Ed Rama rr..
Opozite ju /? JO JO JO.
Ju jeni dhe do te vazhdoni te jeni per sa te jeni nje çete kusaresh, pjelle e pjelles se pjellave
mbi 100 vjeçare te kesaj toke qe quhet SHQIPERI.