Mazhoranca miratoi dje në Komisionin e Ligjeve një raport për shkarkimin e kryetares së Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive, Zana Xhuka.
Pavarësisht se deputetët e PD-së e bojkotuan mbledhjen, miratimi i këtij raporti u bë i mundur nga prania në mbledhje e deputetit Nard Ndoka.
Ndoka ka votuar kundër, por i mundësoi mbledhjes kuorumin e nevojshëm për të miratimin e raportit.
Sipas gazetës “Panorama” , gjithçka ka qenë e menduar mirë.
Ndoka është ‘shpërblyer’ për këtë qëndrim me 3.1 milionë lekë për partinë e tij. Kjo pasi Komisioni i Ligjeve ka miratuar me shumicë votash një amendament në ligjin e partive politike, që u jep forcave politike që kanë marrë më shumë se 10 mijë vota mundësinë për të fituar nga fondi prej 38 milionë lekësh që ndahet nga buxheti i shtetit.
hahahaha nuk ja kane thene ne shkolle keto gjera hahahahahahah ca personazhi