Nard Ndoka: Shqiptarët kanë tendencë të votojnë të fortët

Gazeta Dita

Në Parlamentin shqiptar intelektualët dhe personalitetet nuk kanë munguar intelektualët dhe personalitetet, por në atë sallë ka patur edhe personazhe.

Njëri prej këtyre të fundit ka qenë edhe Eduart Ndocaj. Ish-deputeti bëri dy herë lajm të martën; paradite kur shfaqej duke pikturuar dhe pasdite kur policia tha se po e hetonte me akuzën e mashtrimit pas një padie të marrë nga një shtetas italian.

Fenomeni i njerëzve që bëhen deputetë dhe më pas devijojnë nga detyra e tyre si ligjvënës nuk është i ri. Për këtë u diskutua këtë të mërkurë në Top Story me të ftuar deputetin Nard Ndoka, sociologun Ergys Mërtiri dhe analistët Agron Gjekmarkaj dhe Eduard Zaloshnja.

“Ky është një fenomen i ndërlikuar. Shqiptarët kanë një tendencë që të shkojnë dhe të votojnë të fortët. Kjo vihet re gjithandej. Votojnë për ata që paguajnë votën. Ka pas tendenca për të ndryshuar kodin zgjedhor për të parandaluar këtë fenomen. Kemi kaluar nga variant mazhoritar tek ai proporcional, por kjo nuk ndodhi dhe ndodhi e kundërta, patëm Parlamentin më kriminal”, tha deputeti Ndoka.

Sipas Ndokës, në lojën “me të fortë” në fushatë janë përfshirë të dyja partitë e mëdha, por sipas tij, ka një dallim mes PD-së dhe PS-së.

“PD i afroi rreth vetes njerëz me muskuj, por nuk i futi ata në Parlament, ndërsa PS me Ramën e tejkaloi këtë dhe e baltosi politikën dhe Kuvendin me kriminelë”, deklaroi ai.

Share This Article
3 Comments
  • Kur flet dhe ky hajvan, qe ngeli duke u lepire per te qene deputet. Shko mor mbaro njehere shkollen e mesme dhe pastaj hajde dhe beje moral politik. E quan veten politikan ky klloun, qe edhe laraskat ne aren me miser nuk e glasojne.

  • O, Nard !
    Ke marre shkollen e nalte pa marre maturen.Keshtu thone gojet e “Liga”shkodrane.
    Ke quan fenomen kriminel!!!!!!
    Dhe kam deshire te na e saktesosh me argumenta cdo akt krimit.
    Une po te percaktoi krimet e PD ku ti ke zan rahati e shitesh politikan.Po zor se te blen ndonji individ i popullit per politikan.
    Krim kemi ne cdo kohe ne krye te te cilit qendron”demokrati” Berisha i PD dhe i qeverive sa here ka sundue me pushtetin mbi kundershtaret dhe mbi popullin.
    1-Do ju ngrij buzqeshjen ne buze.Paralajmeron krim.
    2-Hudhen ne ere shtyllat e tensionit te nalt.
    3-vret diten per diell Trebicken ne nji dite te bukur gjahut.
    4- Hedh ne ere gjithe nji fshat qe nuk dinte se ku gjindej.E ne fakt ishte biznesi i te birit,Zenit dhe i punesuar baxhanaku.
    5- I ngel ne duar R.Hoxha .Sot pa vorr ku te ngushllohen familjaret me trashigimtaret e Tije.
    6- Vrasjen e 4 te pafajshemve me 21 janar 2011.dhe mbrojti me gjoks se krimi u krye nga obrela dhe stilolapsa pistolet.Ma vone e quejti rikosheta ajrore.perseri ma vone pergaditi specialistin nji fare Cardakut qe i shtynte ashklat e pemve me gisht per te bindur ekzistencen e rikoshetave ajrore.
    7-Shitja e detit Grekut.
    8- Vjedhja e miljonave Euro ne rrugen e kombit dhe pa kaluar dy muaj u shemb dhe u desht shpenzim tjeter per tu normalizue.Ka dhe nji mori krimesh qe shume komentues i rreshtojne deri ne numera treshiferore.Nga 000 deri ne 999.
    Ne fund te gjitha krimet i justifikoi: “Krime shteterore pa dashje”.
    Populli i kuptoi se kush ishin kriminelet dhe votuan 2 te majta.Sot vetem te majten Socialiste.
    Jemi ne pritje me uzdajen cfare do te sjelli i fameshmi Vetting!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *