Kreu i Dumës ruse, Sergey Naryshkin, thotë se Rusia është e shqetësuar nga zgjerimi i NATO-s. Ai thotë se do të ishte në interes të sigurisë globale shkrirja e kësaj aleance ushtarake.
“Qëndrimi im ndaj kësaj organizate është i veçantë. Unë e shoh si një kancer në kontinentin e Europës. Do të ishte mirë sikur kjo organizatë të shkrihej”, tha Naryshkin gjatë një takimi me disa deputetë serbë.
Naryshkin shkon më tej kur propozon fazat e shkrirjes së bllokut ushtarak. “Para se gjithash, SHBA-të duhet të përjashtohen nga ky bllok, pasi do të ishte më e lehtë shpërbërja e mëtejshme e tij. Ky do të ishte një hap i mbarë drejt sigurisë dhe stabilitetit në të gjithë kontinentin”, thotë ai.
Naryshkin u tha ligjvënësve serbë se Rusia është njohur me faktin se një pjesë e madhe e qytetarëve të Malit të Zi e kundërshtojnë anëtarësimin e vendit në NATO.
Ai tha se në fund të nëntorit, Duma Ruse i bëri thirrje Parlamentit malazias të braktiste planin për të hyrë në NATO dhe shtoi se shpreson që politikanët serbë do të arrijnë të bindin Malin e Zi për të mos hedhur këtë “hap të rrezikshëm”.
Në fillim të dhjetorit, ministrat e Jashtëm të NATO-s ranë dakord për të ftuar Malin e Zi të bëhej anëtare e aleancës. Në shtator, Parlamenti i Malit të Zi votoi një rezolutë që mbështeste hyrjen e vendit në aleancën ushtarake.
Opozita kërkoi mbajtjen e një referendumi mbi këtë çështje, por nuk ndërmori hapa të tjerë.
Moska ka deklaruar se do të ketë një përgjigje nëse Mali i Zi anëtarësohet në NATO, por nuk ka dhënë detaje të mëtejshme. Një zyrtar i lartë rus tha se përgjigjja mund të jetë reduktimi i disa projekteve të përbashkëta me Malin e Zi, përfshirë këtu edhe ato ushtarake.

SHKO ORE Q….. TI.
Kancer nuk eshte Nato ne Europe mor zoteri, eshte Rusia jote mbase. Jo Amerika.Po ju qajne syte edhe juve edhe Serbise per ca det po Serbia ta shohi me dylbi