Në Mars mund të ketë patur jetë?

editor

Agjencia amerikane e hapësirës, NASA thotë se sonda e saj Curiosity në Mars ka mbledhur prova të palëkundshme se planeti i kuq mund të ketë mbështetur dikur jetën.  Shkencëtarët e NASA-s analizuan pluhurin që sonda shpoi nga një shkëmb muajin e kaluar në Mars. Ata thonë se shkëmbi përmban minerale argjilore të nevojshme për një mjedis me ujë. Ata gjithashtu gjetën gjurmë të elementeve të nevojshme për të mbështetur jetën, duke përfshirë, oksigjen, hidrogjen dhe azot.  Shkencëtari Xhon Grotzinger thotë se uji që mund të ketë qenë dikur në Mars ka qenë mjaft i parrezikshëm për t’u pirë.  Sonda Curiosity nuk është pajisur për të kërkuar për mikro-organizma që mund të jetojnë në Mars sot ose fosilet e atyre që janë zhdukur.  Shkencëtarët besojnë se Marsi dikur ishte një mjedis i ngrohtë dhe i lagësht para se të kthehej në një shkretëtirë ngrice.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *