NASA: Rriten shanset që asteroidi gjigant të godasë tokën

Ornela

Agjencia Amerikane e Hapësirës dhe Aeronautikës (NASA) thotë se tani toka është më e rrezikuar që të goditet nga asteroid “Bennu”. Më parë, sipas NASA-s mundësitë ishin 1 në 2 700, kurse tani pas ndjekjes së trajektores së këtij asteroid, shanset janë ulur në 1 në 1 759.

Por, gjithsesi mundësia reale që një gjë e tillë të ndodhë, sërish mbeten të pakta. Përditësimi bazohet në të dhënat që NASA ka mbledhur nga anija Osiris-Rex që po vëzhgon asteroidin që prej 2018.

Në tetor të vitit të kaluar, Osiris-Rex u ul në sipërfaqen e asteroidit dhe mori një pjesë shkëmbi nga sipërfaqja e “Bennu”. Nga të dhënat e mbledhura gjatë dy vit e gjysmë pritet që shkencëtarët që arrijnë të bëjnë një parashikim mbi rrugën që do të ndjekë asteroidi në të ardhmen.

o.j/dita

 

Share This Article
5 Comments
  • A mundet qe shkenca te realizoje renien pas nje muaji ne Shqiperi te aseroidit Bennu dhe ne vendin e renies se tij te jene vetem te gjithe politikanet shqiptare?

  • Asteroidi do te bere ne tone ne fund te shekullit te pare te mijvjecarit te trete.Do te jete dite e premte,mesdite.studim i kryer nga astronomi i shqyer cako.

  • Nese shancet e renies ne Toke te asteroidit jane rritur qysh pas uljes se pare te sondes se shkencetarve ne ‘te, atehere nje ulje e dyte sonde shkencetaresh ka per ta rritur probabilitetin e renies ne toke te ketij asteroidi! C’prisni! Uleni edhe nje here sonden!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *