Nasho Jorgaqi: Në biseda miqësore me intelektualë grekë

Ornela

Prof. Nasho Jorgaqi*

(Nga blloku i udhëtimeve)

Besoj se nuk ka patur ndonjëherë mundësi dhe hapësira kaq të gjëra për njohje dhe dialog të lirë në mes intelektualëve tanë dhe atyre grekë sa në këto kohë që po jetojmë. Këtë e ndjeva dhe e përjetova gjatë një udhëtimi që bëra në Greqi. Takova miqtë e vjetër, zura miq të rinj dhe ç’është më e rëndësishmja folëm kokë më kokë dhe me zemër të hapur si asnjëherë tjetër. Biseda e parë dhe e fundit ishte për kulturën, për rolin e intelektualëve në mirëkuptimin dhe afrimin e popujve tanë. Gjithë shqetësimi unë, vërtitej rreth pyetjeve se “ç’po bëjnë intelektualët. Sa po dëgjohet zëri i tyre, ç’rrugë të reja po hapin ato miqësisë shqiptaro-greke? Këto nuk qenë pyetje retorike pa hallë konkrete, probleme që kërkojnë zgjidhje nëpërmjet veprimtarive të përbashkëta.

U ndje kjo atmosferë që në takimet e para në Selanik. Ishim një natë për darkë te profesor A. Gllavinos, autoritet në historinë kishtare, autor i disa librave, në mes tyre dhe i librit voluminoz  “Autoqefalia e kishës ortodokse shqiptare”. Megjithëse tema e bisedave tona nuk ishte e lehtë, kjo nuk na pengonte të diskutonim të qetë, ta dëgjonim me mirëbesim njëri-tjetrit. Të dy na trishtonte fakti se sado fqinj të përjetshëm që jemi, në studimet tona flitet e shkruhet më shumë për gjëra që na kanë ndarë dhe dashur pa dashur janë lënë anash ose në heshtje sa e sa gjëra që na afrojnë e na bashkojnë. Thamë pastaj se burimet dhe intuita popullore, ngrihen mbi paragjykimet intelektuale dhe priren nga kahja e kundërt. Duke evokuar epoka të kaluara ne do të sillnim shembuj të shumtë bashkëpunimi e solidariteti të lartë të shqiptarëve e të grekërve, qoftë nga revolucioni i 1821, qoftë nga rezistenca antifashiste apo thjeshtë nga jeta e përditshme. A nuk janë dyndjet masive të refugjatëve shqiptarë në Greqi një manifestim kombëtar i mikpritjes greke? Në fakt shqiptarët dhe grekët e duan dhe çmojnë njëri-tjetrin. S’kemi pse të merremi me raste të veçanta o qoftë edhe me ato rrethe të caktuara që rrojnë e veprojnë me ëndrra dhe mendësi mesjetare.

-E dini, ç’më ndodhi një herë në Bruksel?-i thashë mikut tim. Hipa në një taksi dhe shoferi, i cili qëlloi grek, kur mori vesh se unë isha shqiptar më tha i gëzuar: “Ne jemi gjitonë që kur krijoi perëndia botën”. Kur zbrita më shtrëngoi dorën e më tha: “Këtu në vend të huaj nuk jemi gjitonë, por vëllezër”. Jam i bindur se ky është shpirti i vërtetë grek. Ai shofer i thjeshtë taksie ka ç’të na mësojë dhe ne intelektualëve. Sepse, lë te flasim haptazi, ç’kemi bërë e po bëjmë ne intelektualët në atmosferën e afrimit që kanë sjellë rrethanat e reja?

Gjendja mbeti një copë herë pezull, deri sa na erdhi në ndihmë shembulli i intelektualëve tanë të së kaluarës, kur kujtuam miqësinë e N. Frashërit me savantin grek J. Koralidhisin, lidhjet e ngushta të F. Nolit me figura si Venereci, A. Apostollasin etj., apo dialogu vëllazëror i Gj. Fishtës me poetin e madh K. Pallamasin. Përmendëm pastaj vargjet e bukura të Elitisit për Shqipërinë, këngët e fundit me motive shqiptare të R. Bumi Papës etj. Profesorit i pëlqentë të shtjellonte hipotezën e prejardhjes së përbashkët pellazgjike të grekërve dhe ilirëve, si popujt më të vjetër të Europës.

-Pra, jemi vëllezër – tha Gllavino – po të vështrosh në thellësirat e historisë….

-E në qoftë se është kështu, – ia ktheve duke vijuar logjikën e tij – cilit më shumë se ne intelektualëve na takon të flasim e të shkruajmë me seriozitet shkencor për gjithçka që na afron e na bashkon? T’i lëmë mënjanë hijet e fantazmat, të kërkojmë dritën, që buron nga e vërteta, nga dashamirësia, nga toleranca njerëzore.

Pas disa ditëve, në Selanik u hap panairi i librit grek. Në mes pavioneve pa fund, ngritur për gjatë bregut të bukur të detit, në një prej tyre, pashë tek tregtonte librat e vet shkrimtari grek nga Janina, Ll. Mallamai. Iu hodhëm në qafë njëri-tjetrit dhe nuk dinim ç’të flisnim më parë. Ishim njohur në Shqipëri vite të shkuara dhe pas vizitave në vendin tonë ai kish shkruar e botuar vepra me temë shqiptare. Veç një libri me përshkrime, kish botuar dhe një seksion për shkrimtarët shqiptarë nga fillimet deri në ditët tona, që ne nuk e kemi bërë deri më sot.

-Kini bërë një punë të mrekullueshme,- i thashë miqësisht. – Të jemi mirënjohës.

Mallamai tundi kokën dhe me sytë ulur më tha:

-E nisa mirë, vërtet, po pastaj dikush andej nga ju shtrembëroi buzët dhe unë gati sa nuk u quajta i padëshirueshëm për atë vend që e dua aq shumë. Kultura nuk mund të bëhet kurrë shërbëtore e politikës, përkundrazi. I sheh këto? Librat janë armët e intelektualëve. Si thotë ajo fjala e urtë shqiptare: Fjala bën kala, gjuha bën hata.

Do të kalonim pastaj së bashku nëpër labirinthet e pafund të panairit dhe do të ndaleshim sidomos në ato vitrina ku gjendeshin libra për Shqipërinë e shqiptarët. Ata nisnin që nga lashtësia, kalonin nëpër epokën e Bizantit, në atë të Rilindjes, vinin te Rezistenca antifashiste e mbylleshin me letërsinë e sotme, të përfaqësuara nga veprat e Kadaresë. Me këtë rast le ta gëzoja mikun tim grek me botimet e letërsisë greke për përkthyera vitet e fundit si “Antologjia e poezisë greke”, vëllimet poetike të J. Ricosit, R. B. Papës, K. Vasilikosit etj.

-Sa mirë – tha Mallamai – s’ka ambasador më të denjë të popujve se letërsia.

Në Athinë, në rrethet e intelektualëve gjen miq të sinqertë të Shqipërisë, takon nga ata të cilët aspirojnë dhe përpiqen që lidhjet tona të ndërsjella të çojnë përpara në të gjitha fushat e kulturës. Me këtë rast do të përmendja në radhë të parë botuesin e njohur Kristo Jovanin që botoi falas albumin e bukur “Shqipëria dhe shqiptarët në veprat e piktorëve të huaj” dhe që ka në plan dhe botime të tjera me vlerë. Është Jovani ai, që duke mos u mjaftuar me këtë, shqetësohet seriozisht për një farë pasiviteti të inteligjencës të dy vendeve tona që në kushtet e reja nuk po bëjnë atë që lyp momenti historik.

Mendime të këtilla dashamirëse, por dhe idera konkrete bashkëpunimi do t’i dëgjojmë tërë ato ditë, gati në çdo mjedis intelektual, sapo merrnin vesh që kishin të bënin me një njëri të kulturës, ardhur nga Shqipëria. Nuk mund ta harroj një gjest tepër fisnik të profesor G. Ismailidhit, nevrolog i shquar. Ai tok me disa neuropsikiatër, punon për eksperimentimin dhe zbatimin e një programi të komunitetit Evropian që të sëmurët e sferës së tyre të trajtohen e mjekohen në kushtet e shtëpisë dhe jo të spitalit. Pa humbur kohë më kërkoi adresat e dy tre kolegëve në Shqipëri e pasi u muar vesh me kryetarin e komisionit më dha vetë ftesën që aty të merrnin pjesë në një seminar që do të bëhet në vjeshtë. Po kështu për humanizmin e mjekëve grekë flasin ato qindra mijëra raste trajtimi, mjekimi që u bëjnë shqiptarëve falas në Selanik, Janinë e gjetkë. Do ta shikoja vetë merakun dhe seriozitetin që i karakterizonte profesor Millonain, Kontopolla, Llazaridhin, Xhai etj.

-Unë kam shëtitur e shërbyer në gati 50 vende të botës dërguar nga OMSH-më thotë njëri prej tyre, po në asnjë vend tjetër nuk kam gjetur afërsi e ngjashmëri natyrore, psikologjike e zakonore sa me ju shqiptarët. Vetëm ai që i provon mund ta thotë dhe në këtë rast nuk ka vend për spekulime….

Nuk do ta harroj një të diel që kalova gjithë ditën me një grup të vogël intelektualësh athinjotë në qendrën turistike ngritur mbi ca kodra të buta mbi detin jo larg Maratonës së famshme. Njëri prej tyre Dr. Thimjo kish ftuar në vilën e tij verore miqtë e vet të vjetër dhe në mes tyre patra fatin të gjendem dhe unë. Në fillim pata një lloj stepje dhe u ndjeva pak i huaj, por shpejt u rrethova nga dashamirësia dhe interesimi i tyre vëllazëror. Nuk doja të besoja që në mes nesh të mos kish asnjë hije. Dhe pse për ndonjë problem kishim mendime të ndryshme, prapë zotëronte besimi dhe transparenca. Të vinte keq që duke qenë vendet tona kaq afër, jo rrallë nga mungesa e njohjes ose informacioni i pamjaftueshëm për probleme historike, politike, kulturore etj., i shkohej anash së vërtetës ose ndesheshe me keqkuptime. Por ama ndjeja gëzim të veçantë që pas një dialogu të hapur kolegët grekë shprehnin kënaqësinë e tyre jo vetëm intelektuale.

Më vinte mirë që dhe pse ishin të rrymave të ndryshme politike dhe në mes tyre kishin kundërshti, të gjithë e donin dhe e çmonin si një domosdoshmëri jetike e historike miqësinë me Shqipërinë dhe shqiptarët.

– Sigurisht politikanët dhe diplomatët bëjnë punën e tyre, – arsyetonin ata. Edhe afaristët po kështu. Lëre pastaj refugjatët që hapën rrugë që s’na i kish rrokur mendja. Po ne intelektualët ç’kemi bërë e ç’po bëjmë? Mos na vijë keq që kemi mbetur pothuaj në bisht. Sigurisht afrimi dhe njohja janë hapi i parë, po s’u bënë këto si mund të presim fruta të punëve të mira? Duhet përkushtim dhe më pak pragmatizëm.

-Të ndërmerren studime të përbashkëta. Të ndiqen dhe metoda krahasuese që nxjerrin në pah afërsitë dhe ndryshimet. Kemi aq institucione shkencore dhe aq njerëz të zotë! Kemi arkiva të pasura.

Prej këndej u hodh fjala se intelektualët minoritarë në Shqipëri, po dhe ata arvanitas në Greqi mund të bëhen mbështetje për punë serioze në fushën e kulturave tona.

-Vërej – tha njëri prej tyre – nga sa kam pasur mundësi që intelektualët shqiptarë janë të përgatitur dhe seriozë në specialitetin e tyre, kanë interesa dhe horizont kulturor. Ke qëjf të bashkëpunosh. Prandaj nga ju duhen shfrytëzuar të gjitha mundësitë që japin specialistët tanë për t’u ndihmuar me përvojë e asistencë tekniko-shkencore.

– Kjo është shumë e drejtë – them unë, – por ndërkaq ka edhe një eksod intelektual nga Shqipëria që nga nevoja merren këtu me punë të rëndomta.

– Veç ka dhe raste, ndonëse jo të shpeshta, hidhet avokati Jorgo, që ata punojnë dhe si mjekë, inxhinierë, bile ndonjë dhe lektor në universitet. Të çash në sferën intelektuale, ku tek ne kemi probleme s’është e lehtë… Jeta në një shoqëri të tregut të lirë është luftë e përditshme. Fiton ai që është i zoti…

Biseda është aq e qetë, e këndshme sa unë kisha harruar se me këta njerëz disa orë më përpara nuk njihesha fare. Njëri nga miqtë grekë, Stavri, që kish qenë pilot gjatë luftës italo-greke e ndërpreu diskutimin serioz që kish nisur dhe zuri të tregojë:

-Mendoni ta kesh aeroplanin me bomba vdekjeprurëse dhe të të jetë dhënë urdhri për t’i hedhur dhe të kthehesh siç je nisur. Nuk më bënte zemra, jo më në zonat ku rrojnë vëllezërit tanë grekë, por dhe gjetkë. A mund të hidhja bomba mbi një qytet si Berati? Po në Gjirokastër ? Më vriste perëndia. Unë e di ç’kam hequr për t’i hedhur në kampet dhe pozicionet ushtarake. Po popullin, ama e ruajta, si atë grek dhe atë shqiptar, pa dallim.

-Ashtu është, – hidhet Dr. Dhimitri, Dhimitër Xhai, i cili flet dhe shqip meqë ka origjinë nga Dropulli, – ne shqiptarët i duam dhe i respektojmë. Kur shkova për herë të parë në Thiva, një fshat me arvanitas dhe duke vizituar të sëmurët, nisa të flas shqip, një nga plakat kur më dëgjoi bëri kryq dhe thirri e habitur dhe e gëzuar: “o perëndi, edhe zotrote e ditka gjuhën tonë të zogjve?!”. Ishte një krenari aq e natyrshme kjo sa më tronditi.

Më pas, dikush tha se gjithnjë i kish bërë përshtypje fakti që shqiptarët në Shqipëri edhe pse u takojnë tri feve, merren vesh mirë me njëri-tjetrin dhe s’kanë pasur ndonjëherë shqetësime serioze fetare. Toleranca fetare në këto raste kthehet në virtyt kombëtar. Nga ana tjetër, unë duke respektuar sinqerisht përkushtimin fetar të popullit grek, pohova duke iu drejtuar historisë, rolin e ortodoksisë greke për ruajtjen e mbrojtjen e identitetit kombëtar. Ndërkaq, ra fjala për ringjalljen e valëve të reja të nacionalizmave në Evropën e sotme dhe të gjithë pothuaj ishin të një mendje se inteligjenca duhet t’i prijë luftës kundër fanatizmit, aventurizmit politik, t’i japë tonin dialogut, një dialogu realist, konstruktiv dhe dashamirës. Sepse s’ka gjë më të shëmtuar dhe më anakronike, se kur intelektuali rrëmbehet nga ethet shoviniste. Në këtë rast janë popujt që e pësojnë, merr goditje miqësia e gjitonia aq shumë e dëshiruar.

Pas shkëmbimit të këtyre mendimeve, dikush tha se duhet të gjendesh në një kontinent tjetër që të kuptosh se sa afër ndihemi shpirtërisht ne grekët me ju shqiptarët. E kam provuar vetë,-shtoi ai. Dhe unë për ta vërtetuar këtë gjë i tregova një ngjarje që i kish ndodhur shokut tim, poetit Dritëro Agolli, vite të shkuara në Kongo.

-Ishte njohur rastësisht greku me Dritëroin në hollin e hotelit dhe qe emocionuar aq shumë kur kish marrë vesh se ish shqiptar sa i kishte thënë: “Të lutem, në qoftë se di ndonjë fjalë greke, ma thuaj, se u bënë kaq kohë që nuk po dëgjoj gjuhën time këtu në mes të Afrikës”. Dritëroi kish buzëqeshur dhe i zënë ngushtë i kish thënë: “Di, po ato që di janë fjalë banale”. “S’ka gjë, ia kish kthyer greku, mjafton që m’i thotë një shqiptar; gjitoni im i përjetshëm”. Dhe pasi e kish dëgjuar, e kish rrokur fort në qafë, i ringjallur nga ngazëllimi.

Ndjeva së te të gjithë kjo ngjarje e thjeshtë i preku shumë dhe e ngrohu më tepër atmosferën vëllazërore. Orët që kishin mbetur nuk mjaftonin për t’i thënë deri në fund njëri-tjetrit gjithë ç’ndjenin dhe mendonin për miqësinë tonë.

Në përgjithësi dialogu me miqtë e intelektualët grekë nuk u shterua dhe s’kish si të shterohej. Ai në të vërtetë, vetëm sa kishte nisur. Bile, më ka mbetur peng, që nuk arrita të takoja disa nga miqtë e vjetër si albanologun T. Johallesin, kolegë të universitetit kombëtar të Athinës, piktorin M. Stratisin etj. Po prapë më ngushëlloi shpresa se një ditë të afërme do të takohemi. Jo vetëm se tanimi rrugët u hapën, por vendet tona janë aq pranë sa i ndan vetëm një lumë, një luginë apo shumë shumë një mal, ku në të dyja anët çelin të njëjtat lule dhe drurë.

Share This Article
13 Comments
  • Bobobooo cfare kurvellek intelektuale ke ketu…! Po per ligjit e luftes qe mbahet ende ne veprim , s’guxove si intelektual me i pyet pse ato intelektuale nukthone asnje fjale si dashires qe qenkan?!
    Hajt leso e mendo per fjalen e vjete per gjerat qe te fale greku!

  • Ligji i Luftes mbahet o Lili se Sulejmanet,Hamzate,Qemalet,Abdullahet (Abdyl “shqip”),Salihet,Mah-mutet (Mehmet “shqip”) nuk jane thjesht “myslimane skiptare”.
    Kane ndryshuar Emrat,Mbiemrat,Festat,Veshjen,Ndergjegjen e te pareve te tyre d.m.th Kombesine e kane Turke.Kjo eshte shume e thjeshte per tu kuptuar.
    Jane bijte e Vezireve,Pashallareve,Bejlereve,Agallareve qe luftuan per Turqine dhe u moren pasurite,i perdhunuan,i moren Shpirtin atyre qe nuk u Turqizuan.
    Ishin dhe jane te privilegjuar.
    Komunistet kunder Ballisteve ishin si nata me diten me Turkoallvanosat me greket Orthodhokse.
    Prandaj Ligji i Luftes eshte Ilac per “Pella-zagaret” e Sulltanit.
    Duket se duan akoma Turqine dhe fashistet e Romes per te cilen luftuan Pirrua dhe mijera Epirote per te cliruar Magna Grecian ne jug te Italise.
    E kane te veshtire te kuptojne se sa dem i kane bere ketij Kombi greko Ilyre te mallkuarit tradhetare qe vetequhen “Skiptare”.

  • Shkrimi brilant i Prof. Jorgaqit me ngacmoi te shpreh konsideraten time per sektorin e Arberesheve te Italise te Akademise se Studimeve Albanologjike, por t’ju kujtoj se duhet ngrihet edhe nje sektor per studimin e Arvanitasve te Greqise dhe lidhjet vellazerore shqiptaro-greke.

  • Nuk eshte vetem ligji i luftes.Greket, pa perjashtim, e duan shqiperine dhe shqiptaret te helenizuar dhe asimiluar dhe te konvertuar ne ortodokse te kishes bizantine.Megali idea mbetet ideologjia greke perfshi edhe intelektualet. Keto synime ndiqen edhe ndaj emigracionit shqiptar aty qe nga ndrrimi i emrit dhe pagezimi ne kishe.Ambasadori shpirteror i tyre ne shqiperi eshte Janullatosi.

  • Dhemb per dhemb.
    Zebra jeton ne paqe me bishen,,vetem kur mesoi te perdore dhembet.
    Shqiptaret do te jetojne ne paqe me greket,vetem kur te riarmatosen dhe kur te mos i shkrijne armet per skrap.

  • Si gjithmon i jashtezakonshem , i palodhur ,dhithmone aktive ,
    ne interese te Kombit tend ,ne ndihme te popujve dhe fqinjesise mire ,
    nji filozofi mjaft Njerezore ,kur thot e orienton qe ;

    Njerezit duhet te fokusohen me shume ne ate Vlera qe i bashkojne e jo ne ato qe nga ndajne ,
    kur te gjithe dijme fare mir ,se ajo qe i krijon te tilla ndasi ,
    eshte Politika .
    Pra Inlektuali i Shekullit per Shqiperine i nderuari Nasho Jorgaqi ,
    na tregon edhe njiher te gjitheve se , ashtusi cdo njeri , i ksaj Bote qe ka nji Rol perball Njerezimit edhe
    Shkimtaret etj duhet te jene aktiv e kontribojne ne te miren e popujve dhe Njerezimit .
    Njohes dhe levrues i pakrahasueshem i Latersise ,Intelektual ,Patriot por edhe dicka qe misherohet aq shume ne karakterin e ktij Personaliteti te nderuar qe shpesh her na ndricon ktu me shkrimet e tij te mrekullueshme ,
    Humanist …

    Nuk do desha as te zgjatem me shume (edhe pse mund te kisha shume per te thene )

    madje as te replikoj me Injorantet e llapaqent me Larte si
    llapamadhe Lili ,
    qe i mungon jovetem intelekti per te Lexuar /Kuptuar shkrime te tilla ,
    por as Kulturen e nevojeshme ,per te Komentuar shkrimet e te Nderuart Prof. Nasho Jorgaqi .

    Flm edhe njiher ,per kte kontribute prej intelektuali te vertete
    e jete te gjate i Madhi Letersise Shqiptare
    z.Nasho Jorgaqi .
    Ndihemi me fat qe si Shqiperi kemi nji si ju i nderuar .

    • Ky eshte nje mashtrues edhe vjedhes: pyetni zojen Ivanaj ne newyork ju tregon ma shume per te ! Po ju jeni mesuar me kete nivel intelektual, prandaj ju duket kulmi i arritjes pse eshte servilosur tek greket!
      Pfff!

  • Si gjithmon i jashtezakonshem , i palodhur dhe gjithmone aktive ,
    ne interese te Kombit tend ,ne ndihme te popujve dhe fqinjesise mire ,
    nji filozofi mjaft Njerezore ,kur thot e orienton qe ;

    Njerezit duhet te fokusohen me shume ne ate Vlera qe i bashkojne e jo ne ato qe nga ndajne ,
    kur te gjithe dijme fare mir ,se ajo qe i krijon te tilla ndasi ,
    eshte Politika .
    Pra Inlektuali i Shekullit per Shqiperine i nderuari Nasho Jorgaqi ,
    na tregon edhe njiher te gjitheve se , ashtusi cdo njeri , i ksaj Bote qe ka nji Rol perball Njerezimit edhe
    Shkimtaret etj duhet te jene aktiv e kontribojne ne te miren e popujve dhe Njerezimit .
    Njohes dhe levrues i pakrahasueshem i Latersise ,Intelektual ,Patriot por edhe dicka qe misherohet aq shume ne karakterin e ktij Personaliteti te nderuar qe shpesh her na ndricon ktu me shkrimet e tij te mrekullueshme ,
    Humanist …

    Nuk do desha as te zgjatem me shume (edhe pse mund te kisha shume per te thene )

    madje as te replikoj me Injorantet e llapaqent me Larte si
    llapamadhe Lili ,
    qe i mungon jovetem intelekti per te Lexuar /Kuptuar shkrime te tilla ,
    por as Kulturen e nevojeshme ,per te Komentuar shkrimet e te Nderuart Prof. Nasho Jorgaqi .

    Flm edhe njiher ,per kte kontribute prej intelektuali te vertete
    e jete te gjate i Madhi Letersise Shqiptare
    z.Nasho Jorgaqi .
    Ndihemi me fat qe si Shqiperi kemi nji si ju i nderuar .

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *