Nata sjell këshilla: Faza REM e gjumit

Elena Tase

A ju ka ndodhur ndonjëherë që të zgjoheni të lodhur dhe të mos jeni në gjendje të pushoni mirë, duke u zgjuar përsëri dhe përsëri gjatë natës?

Që në momentin e parë që zgjoheni në mëngjes dhe deri kur shkoni në shtrat në darkë, ju jeni vazhdimisht të stimuluar nga stimuj të jashtëm dhe çdo ditë e gjeni veten ne një vorbull mendimesh që variojnë nga ajo se çfarë do të hani në mëngjes, kë do të takoni gjatë ditës, pushimet e ardhshme…mendime të shkurtra që lëvizin nga e kaluara drejt të ardhmes, duke mos ju lejuar të jetoni të tashmen.

Gjatë natës kur flini, trupi ngadalëson funksionet dhe mendja rigjenerohet. Kjo ndodh gjatë fazës REM të gjumit, kur truri ripërpunon gjithë përvojën e ditës, rivlerëson informacionin e fituar, eleminon atë që nuk është i nevojshëm, ripërpunon dhe bashkon të dhënat në mënyra të reja, me pak fjalë rinovon vetveten, mëson dhe merr vendime.

Prandaj nnjë gjumë i mirë është shumë i rëndësishëm për shëndetin tonë mendor dhe fizik. Shkenca e ka kuptuar tashmë, nata jep këshilla…

Ja disa këshilla për të fituar një relaksim të thellë:

-Para se të shkoni drejt shtratit për të fjetur, bëni një dush me ujë të nxehtë dhe kripë, ndihmon për të shkarkuar energjitë mendore, veçanërisht ato negative.

-Shmangni të qëndruarin përpara televizorit apo kompjuterit në mbrëmje, (mos flini përpara TV, e pavetëdijshmja rregjistron gjithçka, pavarësisht se ju nuk jeni në djeni.

-Përpara se të flini, bëni një llogari për ditën tuaj, një lloj ri-elaborimi të asaj që ka ndodhur duke filluar nga episodi më i fundit deri në mëngjes, kur jeni zgjuar.

e.t./dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *