National Geographic: Vizitoni Kosovën

Elton Tafaruci

National Geographic, në kuadër të rubrikës së saj të përjavshme “E vogël bota e madhe”, këtë herë i ka kushtuar një video Kosovës.

Për këtë javë ajo u sugjeron lexuesve të saj që ta vizitojnë Kosovën. Në videon 3 minutash janë të përfshira disa vende në Kosovë.

Xhirimet janë bërë në Prizren, Brod, Ujëvarën e Mirushës, Pejën e Grykën e Rugovës. Krahas videos është dhënë edhe një përshkrim i shkurtër, shkruan lajmi.net.

“Kosova mund të mos jetë në listën e udhëtimit për shumë njerëz. Lufta në Kosovë duket disi ende jo e largët dhe mungesa e plazheve e shndërron këtë vend në një zonë të bardhë në hartën e udhëtimit. Megjithatë, nëse ju shkoni atje, do të jeni të habitur nga bukuria e jashtëzakonshme e vendit, gjallërinë e jetës së qytetit dhe njerëzit miqësorë”.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *