‘NATO është në luftë me Moskën’, Lavrov: Ekziston rreziku për luftë të tretë botërore

Amelda Amelda

Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov paralajmëroi për rrezikun “real” të një lufte të tretë botërore.

“Vullneti i mirë ka kufijtë e tij. Dhe nëse nuk është reciproke, nuk ndihmon procesin e negociatave,” tha Lavrov për agjencitë ruse të lajmeve.

“Por ne vazhdojmë të zhvillojmë negociata me ekipin e deleguar nga presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, këto kontakte do të vazhdojnë dhe lufta bërthamore është e papranueshme: sipas pozicionit të Rusisë”, tha ministri sipas raportimeve.

Ministri, gjithashtu theksoi se NATO duke mbështetur Ukrainën me armë hyn në luftë me Rusinë.

“NATO, duke armatosur Ukrainën, hyn efektivisht në një luftë me prokurë kundër Rusisë” , kështu deklaroi mbrëmjen e sotme Ministri i Jashtëm rus Serghei Lavrov.

Lavrov tha gjithashtu se armët e furnizuara nga Perëndimi për Ukrainën do të përhapen në vendet nga vijnë.

a.m/dita

Share This Article
4 Comments
  • Nazisti Lavror,ju jeni agresoret dhe nuk keni asnje te drejte t’u beni moral te tjereve se si duhet te mbrohen ndaj jush!
    Ne nje lufte boterore,te jeni te sigurte se ju do jeni humbesit me te medhenj dhe Rusia do pesoje zhdukjen e saj si shtet!
    Nuk jeni me ai BRSS dhe ushtria e juaj nuk eshte me ajo Ushtria e Kuqe qe shkaterroi Gjermanine hitleriane!
    Ju po e provoni se jeni nje shtet me nje ushtri fshatare,qe nuk po perballoni dot as ushtrine e Ukraines,pa le me NATO-n!
    Shpetimi i juaj eshte vetem te NDALONI LUFTEN dhe te largoheni nga Ukraina duke u ndeshur me denimin qe do ju jape Drejtesia Nderkombetare per GENOCIDIN E TMERRSHEM ndaj popullit ukrainas,qe as Hitleri nuk veproi me aq URREJTJE dikur!

  • po juve ju shkriu Ukraina o pijanece ruse. Ku kini takt ju per ndonje lufte, edhe kunder kujt ? Kunder NATO ?!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *