Vendet anëtare të NATO-s nënshkruan sot në Bruksel, “protokollin e anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut” në aleancën perëndimore, së bashku me ministrin e Jashtëm maqedonas, Nikolla Dimitrov.
“Me ftesën e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, ministri i Jashtëm Dimitrov do të marrë pjesë këtë të mërkurë në mbledhjen e Këshillit, me rastin e nënshkrimit të protokollit qasës për anëtarësim të Maqedonisë së Veriut në NATO, që do të mbahet në selinë e NATO-s në Bruksel”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme të vendit fqinj.
Ndërkohë, gjatë diskutimit në Këshillin Atlantik kushtuar anëtarësimit të Maqedonisë në NATO në suaza të nismës “Ballkani ecë para”, ministri Dimitrov u shpreh: “Kjo është ngjarje historike, po e shkruajmë historinë me atë që krijojmë ardhmëri më të ndritshme në një rajon përplot histori dhe konflikte”.
Ai shtoi se: “Si anëtare e plotfuqishme e NATO-s Maqedonia do të bëhet vend më stabil dhe me siguri të përforcuar në vend dhe rajon, ndërsa ratifikimi i protokollit për anëtarësim në Parlamentin grek është punë e përfunduar”.
Gjithashtu edhe sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stolenberg, përmes një postimi në Twitter është shprehur se më 6 shkurt “do të shkruhet historia”.
Parlamenti i Greqisë ka ratifikuar më 25 Janar Marrëveshjen e Prespës, e cila i ka dhënë fund kontestit mbi 27-vjeçar mes të Maqedonisë dhe Greqisë për emrin.
Me këtë marrëveshje, Maqedonia është pajtuar për ndërrimin e emrit në Maqedoni e Veriut ndërsa Shkupi ka pranuar se gjuha maqedonase është pjesë e grupit të gjuhëve sllave dhe se identiteti nuk ka asgjë të përbashkët me maqedonasit e lashtë.
Marrëveshja mes dy vendeve është nënshkruar më 17 Qershor të vitit 2018 në Prespë.
l.h/ dita

Cila eshte garancia nga NATO per shqiptaret shtetformues ne Maqedoni? NATO duhet ta dije se Maqedonia eshte toke shqiptare e pushtuar nga bullgaret, ku eshte bere asimilim, gjenocid dhe etnocid ekstrem ndaj popullit autokton shqiptar, siç eshte bere ne te gjitha trojet e pushtuara e te copetuara shqiptare ne Gadishullin Ilirik…
Mos duhet t’i mbyllim syte para kurtheve bullgaromedha, serbomedha, grekomedha… NATO duhet t’i dije keto telashe te popullit shqiptar ne troje te vetat dhe nuk duhet te bjere pre e politikave antishqiptare as ne Maedonine shqiptare, as ne trojet e tjera ku shqiptaret jane autoktone…
DRENICA E KUQE
Me kete shqiptaret etnik ne IRJM deshmuan se me doren e tyre dhuruan trohjet dhe popullin e tyre, qe te ndertohet nje shtet artificial sic ishte nga 1945 tash me nje emwer tjeter dhe me doren,popullin dhe trojet shqiptare.fatkeqsisht, dy shtetet Shqiperia dhe Kosove, turr e vrap,cila para tjetres, pa asnje kusht e kushtezim, uruan kete formin pjell shteterore te nje populli e shteti pa asnje identitet kombetar e shteteror.