“NATO i jep fund luftës për tri ditë, nëse Rusia godet bazën e saj”

J L

Alexei Arestovich, këshilltari i kreut të zyrës së Presidentit në Ukrainë komentoi mundësinë e një sulmi rus në një bazë të NATO-s.

Sipas tij, lufta do të zgjaste vetëm tre ditë.

Lajmin e bëjnë të ditur mediat vendase, duke cituar deklaratën e tij gjatë transmetimit të telethon-it kombëtar.

Arestovich-it iu kërkua të komentojë deklaratën se presidenti rus Vladimir Putin mund të urdhërojë një sulm në një bazë të NATO-s.

Kjo, për të bllokuar mbërritjen e armëve për ushtrinë ukrainase.

“Le të ndodhë. Unë mendoj se lufta do të zgjaste tre ditë”, shtoi zyrtari ukrainas.

Më herët, ish-këshilltari britanik për sigurinë kombëtare, Peter Ricketts, u shpreh se Putin mund të merrte në konsideratë një vendim të tillë.

Në të njëjtën kohë, analisti i “Defense Express” Serhiy Zgurets nënvizoi se Ukraina nuk mund të përjashtonte një sulm nga Rusia.

Moska, sipas tij, duhet të kuptojë përfshirjen e drejtpërdrejtë të aleancës në luftë.

j.l./ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *