NATO strategji të re kundër agresionit rus

Dita

Me gjithë paralajmërimet dhe sanksionet e ashpra kundër Rusisë, për momentin nuk ka asnjë shenjë për tërheqje të Moskës në konfliktin në Ukrainë. Avionët luftarakë rusë po hasen gjithnjë e më shumë në hapësirat ajrore të shteteve të NATO-s.

Aleanca ka menduar që Europa Lindore dhe Balltiku, deri në vitin 2015 do të mbikëqyren më fort se deri më tani nga toka, deti dhe ajri. Përveç këtyre masave të ashtuquajtura “të sigurisë”, NATO deri në vitin 2016 ka ndërmend edhe të ripozicionohet në Lindje. Synimi i këtyre masave të reja “të përshtatshme me aktualitetin”: prezencë më e fortë, aftësi më e madhe ndërhyrëse të trupave dhe një gatishmëri më e madhe luftarake e ushtarëve të NATO-s.

“Gjermania, Norvegjia dhe Holanda kanë miratuar paraprakisht, dërgimin e ushtarëve”, tha shefi i NATO-s, Stoltenberg. Në “skalionin e parë” bëhet fjalë për rreth 5000 deri në 6000 ushtarë, të cilët brenda dy deri në shtatë ditë, mund të dislokoheshin në një vatër krize dhe të mund t’i viheshin kështu përballë Rusisë.

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *