Natyra ‘lëshon’ kuponin 35 milionë euro në vit

Saimir Lleshi
Banore te fshatit Darzeze ne Fier, duke evakuar bagetite, pas permbytjeve nga dalja nga shtrati i lumit Vjosa, duke permbytur rruge, shtepi dhe siperfaqe te medha tokash. Shume zona dhe rruge qe lidhin qytetet ne jugun e Shqiperise jane permbytur si pasoje e reshjeve te shiut te diteve te fundit./r/n/r/nFarmers transport sheep to higher ground after heavy rain caused the Vjosa River to burst its banks and flooded their village of Darzeze near the city of Fier on February 2, 2015. Floods caused by heavy rains over the last days have hit southern Albania, forcing the evacuation of hundreds of villagers after rivers flooded thousands of hectares (acres), hundreds of homes and many roads. Many areas in southern Albania had no power or water. Police urged residents to cancel travel plans and more intense rain was forecast to hit over the next few days. No casualties were reported.

Nryshimet klimatike dhe shkatërrimi i natyrës nga dora e njeriut do t’i shkaktojnë Ultësirës Perëndimore përmbytje më shumë se një herë në vit dhe kjo ka të ngjarë të ndodhë edhe në kulmin e sezonit të mbjelljeve apo të korrjeve. Investimet ndër vite në infrastrukturën rrugore rrezikojnë të rrënohen brenda minutës nga shembjet e tokës.

Drejtoria e Emergjencave Civile në bashkëpunim me institucionet ndërkombëtare llogarit një kosto prej 35 milionë eurosh në vit që i krijohet vendit nga fatkeqësitë natyrore të tilla si përmbytjet, tërmetet, zjarret etj. Që nga 2009, ku përmbytjet kanë vijuar me intensitet të lartë, dëmi në total në vlera neto i krijuar deri në fund të 2015-s llogaritet rreth 200 milionë euro.

Vetëm nga reshjet e 6 janarit që krijuan përmbytje në disa zona në Shqipërinë e Mesme dhe në Jug të vendit, dëmi paraprak llogaritet rreth 9 milionë euro, nga të cilat 7-8 milionë euro janë krijuar nga shembja e rrugëve dhe urave ndërsa pjesa tjetër, rreth 1 milion euro, janë dëm i krijuar në sektorin e bujqësisë dhe të banesave të përmbytura.

Por kjo është vetëm një pjesë e kostove të krijuara në ekonominë e përgjithshme të vendit, ku shumë të tjera mbetën të papërfshira dhe të paadresuara. Kostot sociale nuk janë llogaritur. Sëmundjet dhe vdekshmëria do të jenë të larta në këto zona. Mijëra banorë në zonat e prekura kanë pësuar traumë dhe nuk janë trajtuar me psikolog, por kjo do të ishte luks, duke marrë në konsideratë zhvendosjen e zhvillimit të bujqësisë sipas tekave të klimës.

Mijëra rrënjë ullinj, vreshta dhe dru frutorë në prodhim tashmë duhet të zëvendësohen me kultura të tjera që e durojnë më shumë lagështirën të tilla si drithëra etj. Shqipërisë i duhet të riorientojë strategjitë e zhvillimit ekonomik në bujqësi teksa burimet financiare për minimizimin e rreziqeve që vijnë nga katastrofat natyrore mungojnë ose në rastin më mirë, janë të pamjaftueshme.

Shemsi Premçi, drejtor i Emergjencave Civile, tha se është gati projekt-strategjia për minimizimin e rreziqeve që vijnë nga katastrofat natyrore, e cila shumë shpejt do të miratohet në qeveri. Në themel të saj është orientimi i fondeve buxhetore për investimet publike dhe ato të donatorëve për të zbutur rrezikun e përmbytjeve në zonat më të rriskuara.

Po ndryshohet ligji për emergjencat civile për të rritur kapacitetet administruese dhe, nga ana tjetër, pritet një bashkëpunim më i madh me pushtetin lokal. Kompetencat e reja që ato kanë në fushën e ujitjes dhe kullimit do t’i bëjnë më të kontrollueshme problematikat lokale. Një monitorim më i mirë i shërbimit meteorologjik dhe rritja e shërbimit të konsulencës për të prekurit nga ndryshimet e motit do të jenë në fokus.

Deri më tani, shpesh fatkeqësitë natyrore janë përballuar kuturu. Madje në disa raste, neglizhenca e strukturave për të administruar me seriozitet digat dhe duke mos i lajmëruar banorët për hapjen e portave të HEC-eve ka bërë që Shkodra të përmbytet më shumë se një herë.

Më pas trajtimi i pasojave nëpërmjet kompensimit vetëm sa e ka lëshuar në rreth vicioz administrimin dhe problematikën, pasi fondet në vend të që të adresohen në investime për parandalimin e katastrofave shkojnë për të kompensuar dëmet. Por në finale, investimet e planifikuara për parandalimin e katastrofave natyrore nuk realizohen dhe as fondet për kompensimin nuk jepen.

Gjatë rishikimit të buxhetit 2015, në korrik të vitit që shkoi, qeveria shkurtoi në më shumë se 25 për qind fondet për ujitjen dhe kullimin. Ndërsa banorët në zonën e Shkodrës ende nuk kanë përfituar kompensimet e vitit 2009, shkruan Monitor.

Në një studim që Organizata e Kombeve të Bashkuara ka bërë në 171 vende të botës për ekspozimin e tyre ndaj ndryshimeve klimatike ka rezultuar se, Shqipëria është vendi më i kërcënuar i Europës. Metodologjia që ka nxjerrë Shqipërinë më të ekspozuarën lidhet me elemente të tillë si sasia e reshjeve, shembja e tokës, tërmeteve, etj., që të pjesëtuara me numrin e banorëve, i bëjnë shqiptarët më vulnerabël në rang europian.

 Kosto e fundit

Vetëm nga reshjet e 6 janarit që krijuan përmbytje në disa zona në Shqipërinë e Mesme dhe në Jug të vendit, dëmi paraprak llogaritet rreth 9 milionë euro, nga të cilat 7-8 milionë euro janë krijuar nga shembja e rrugëve dhe urave ndërsa pjesa tjetër, rreth 1 milion euro, janë dëm i krijuar në sektorin e bujqësisë dhe të banesave të përmbytura.

 

 

Share This Article
3 Comments
  • Per sa kohe shqiptaret vazhdojne te votojne politikane dhe jo profesioniste nga te dyja anet, keto rezultate do kemi. Cdo te mbjellesh, do te korresh.

    • Kriminelë politikanët Malok janë problemi, duke shkatërruar Shqipërinë. shih Durrës, Currila, – Kalmi! Bykylbahshi një idiot i plotë me Albana Vokshi dhe Vangjush Dako.
      ju keni të ndërtimeve ilegale, prerjen e pemëve të ndaluar dhe nuk ka ekspertë në ndërtimin e rrugëve. një sistem politikë idiot i është problem i madh

  • Deri ne 2013-ten, te gjitha fajet per cdo permbytje ne Shqiperi. i kishte “Saliu”, tani Dita paskej zbuluar se fajet i paska ndryshimi i klimes ne bote.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *