Nesip Kaçi
Naum Panajot Bredhi, i mbiquajtur Veqilharxhi, patriot i madh, iluminist dhe demokrat i shquar i shekullit të nëntëmbëdhjetë, njihet tashmë si ideologu i parë i lëvizjes shqiptare të çlirimit kombëtar dhe si flamurtar i parë i periudhës së Rilindjes Kombëtare Shqiptare, që zuri fill aty nga vitet 40-të të atij shekulli. Këto tipare të rilindësit tonë të madh përshkruhen me vërtetësi në monografinë e Prof. Myslim Islamit.
Kalbëzimi i perandorisë otomane pasqyrohej edhe në Shqipëri në të gjitha fushat e jetës si në ekonomi, administratë, arësim dhe kulturë.Gjëndja shumë e rëndë u duk në fushën e arësimit. Përveç rrezikut të turqizimit, popullin tonë e kërcënonte edhe rreziku i helenizimit, pasi Porta e Lartë, duke dashur të përdorte fenë për qëllimet e saja politike, lejonte që edhe Patriarkana t’i cilësonte ortodoksët shqiptarë ‘’grekë’’. Kjo e fundit që t’i greqizonte këta hapi shumë shkolla në gjuhën greke në Shqipërinë e Jugut. Në veri i zellshëm për hapjen e shkollave u tregua Vatikani, i cili përpiqej që, nëpërmjet kishës katolike dhe shkollës së saj, të shtonte ndikimin e vet në këtë territor për realizimin e qëllimeve të tij.
Regjimi otoman ishte regjimi i obskurantizmit të plotë në kulturë. Gjuhë kulture ishin arabishtja, greqishtja, turqishtja, pa lidhje me gjuhën dhe traditat kulturore të popullit tonë. Me gjithë atë, disa përfaqësues më të përparuar të mendimit shoqëror në Shqipëri, që e kuptonin se kështu nuk mund të vazhdohej, duke parë si arësye themelore prapambetjen e popullit shqiptar dhe mungesën e arësimit dhe të kulturës, filluan të mendoheshin për nevojën e lëvrimit të gjuhës shqipe. Më i përparuari nga këta që e shtroi çështjen në mënyrë programatike dhe në një shkallë më të lartë, duke u mbështetur mbi një platformë më të përparuar, ishte Naum Veqilharxhi. Ky u bë ideologu i parë i lëvizjes kombëtare, për të cilin, tashmë, qenë pjekur kushtet.
Në veprën e parë, që njohim, të rilindasit të shquar me titull: “Fort i shkurtër e i përdorçim Ëvetar shqip“. Për cilindo që do të mpsojë të kënduarit e të shkruarit bukur shqip. Moti pare 1844, ndeshim me emrin e plotë Naum P. Veqilharxhi nga Vithkuqi i Kolonjës dhe datëlindjen e saktë të autorit, 6 dhjetor 1797, sipas kalendarit tonë i takon 17 dhjetor 1797.
Në botimin e dytë të abetarit të shtypur më 1845 me titull: “ Fare i ri Ëvetar shqip për djelm
nismëtarë‘’, autori ka shkruar ‘’Naum P. Veqilharxhi Bredhasi nga Vithkuqi i Kolonjës’’. Bredhi është emri i lagjes së fshatit Vithkuq, emër i cili ruhet edhe sot, që ka shërbyer edhe si mbiemër për familjen. Veqilharxhët e kanë pasur shtëpinë e tyre në lagjen Bredhas, gërmadhat e së cilës ndodhen në veri-perëndim të fshatit, në të dalë të rrugës që të shpie në katundin Shtyllë. Pra Vithkuqi, siç tregojnë edhe sot pleqtë vithkuqarë, është vendi ku Naumi lindi dhe u rrit. Më 1854, ka patur para se të rrënohej, pesëmijë familje, numri është sigurisht i tepëruar, megjithë atë, është jehonë e faktit se Vithkuqi dikur ka qënë një qytet. Në një shënim kronikal të vënë në Kodikun e Mitropolisë së Korçës e të Selasforit më 1879 thuhet se Vithkuqi para njëqind vjetëve, (domethënë rreth vitit 1779 M.I.) numëronte rreth 8000 banorë. Gjatë shekullit XVIII Vithkuqi ka patur një bibliotekë të pasur në Manastirin e Shën Pjetrit. Po në atë shekull, në qytet u ndërtuan një varg kishash, vepra të bukura arti. Kishat nga ana e tyre u zbukuruan me piktura në afreske e ikona, disa nga të cilat u punuan nga ata artistë të talentuar si Kostandin Zografi, Athanas Zografi, Kostandin Shpataraku, etj, që zbukuruan edhe kishat e Voskopojës.
Vithkuqi ka pasur jo një, por tre prishje. Rrënimin e parë e pësoi më 1781, para se të lindëte Naumi, nga spahinjtë dhe bejlerët e Radoviçkës dhe Koprençkës. Prishjen e dytë e pësoi më 1819 dhe rrënimi i tretë ndodhi më 1823/24, pas kësaj në shkrimet e mëvonëshme Vithkuqi përmëndet nga shumë autorë jo më si një qendër , por si fshat dhe si vendlindje e Naum Veqilharxhit. Vithkuqi sot është një fshat rreth 30 kilometro në jug-perëndim të qytetit të Korçës.
Gjatë rrënimit të tretë të Vithkuqit Naumi ndodhej prej disa kohësh i mërguar në Rumani. Duhet pranuar, gjithsesi me rezervë, se largimi i tij nga fshati i lindjes ka ndodhur aty nga viti 1819. Fakti është se në 1821 Naumin e gjejmë në Rumani, në qytetin Braila, si pjesëmarrës aktiv në kryengritjen rumune kundër sundimit otoman të udhëhequr nga Tudor Vladimiresku, përfaqësuesi i shtresave më popullore të vendit. Në këtë kryengritje morën pjesë edhe shumë shqiptarë, që në kronikat rumune quhen me emrin “arnaut”. Natën e 18 janarit 1821 Tudor Vladimiresku me një grup arnautësh, siç shënon kronisti rumun J.Fotino, dha sinjalin e fillimit të revoluçionit çlirimtar rumun.” Arnautët ishin ushtarë shqiptarë që shërbenin në gardën e princave të Vllahisë dhe Moldavisë.
Duke vlerësuar lart kontributin e shqiptarëve në ngjarjet e vitit 1821 në Rumani historiani Viktor Papakostea shkruan se “Ky popull dha një numër të madh luftëtarësh për lëvizjen e Heterisë…Këto guerile luftarake janë ato që dominuan në fushën e luftës me shumiçën e tyre. Madhështia e këtij populli fisnik, gjakderdhja e tij, ka kaluar pa u parë nga të tjerët ose është përvehtësuar nga tëtjerët, se në Shqipëri ka munguar historiografia.”
Lidhur me Naum Veqilharxhin që ka marrë pjesë në kryengritjen e vitit 1821 profesori rumun Viktor Papakostea mendon se me siguri ka qënë anëtar i Heterisë. Në fillim duket se Naum Veqilharxhi veproi si anëtar i heshtur i “Heterisë”, veçanërisht midis emigrantëve e mercenarëvë shqiptarë. Por shpejt ngjarjet rrodhën në atë mënyrë që i dhanë rast Naum Veqilharxhit të luante një rol tërëndësishëm. Më 1821 në Vllahi shpërtheu revolucioni anti-turk dhe antifeodal nën udhëheqjen e Tudor Vladimireskut, ky i fundit vendosi lidhje sekrete me heteristët dhe arriti marrëveshje me Aleksandër Ypsilantin për koordinimin e veprimeve të lëvizjeve çlirimtare rumune e greke, qëllimi i përgjithshëm i të cilave ishte përmbysja e rregjimit turk.
I vetmi dokument që bën fjalë për pjesëmarrjen e Naum Veqilharxhit në këtë revolucion janë kronikat e vitit 1821 të Ilo Fotinos. Duke folur për një aksion të kryengritësve, kronika thotë: ‘‘…por I.Duka, duke avancuar nga pozitat që i ishin caktuar atij me po thuaj 400 shqiptarë, grekë, bullgarë, u takua me ekatondrakosin (komandantin e njëqind vetave) Dhimitër Hotoglu dhe me shqiptarin Naum Veqilharxhi.” Profesori i Universitetit të Bukureshtit, Viktor Papakostea, në shkrimet e tij në revistën Balkania ngrë me forcë e me ngrohtësi problemin e pjesëmarrjes së shqiptarëve në revolucionin e vitit 1821 në Vllahi, duke i kushtuar vëmendje të veçantë Naum Veqilharxhit si prototip i pjesëmarrësit të ndërgjegjshëm dhe udhëheqës për elementin shqiptar. “…Duhet të njohim se një pjesë si Veqilharxhi me shokë, që formonin grupin politik, të parët në shekullin e lëvizjeve nacionale…u angazhuan e luftuan për idenë shqiptare“. Më tej ai vazhdon: Lëvizja e heteristëve e vuri për herë të parë Naum Veqilharxhin, shefin e lëvizjes rilindase të popullit shqiptar në mes të popujve të tjerë ballkanikë, të paraqitur në Heteri me shefat e tyre. Për këtë pjesëmarrje të Naum Veqilharxhit në revolucionin antiturk dhe antifeodal të Rumanisë të vitit 1821 shkruan dhe Nikollai Todorov: Me ushtritë turke që sulmuan u zhvilluan disa përpjekje nga reparte të veçanta të ushtrisë kryengritëse. E para që u ndesh me turqit qe çeta pararojë nën komandën e Kollokotronis e Urfanos me të cilën u bashkuan dhjetra vetë me të cilën ishte edhe rilindësi i njohur shqiptar Naum Veqilharxhi. Gjatë ditëve të përleshjeve luftarake, Naum Veqiharxhit iu dha mundësia të njohë shpirtin luftarak të masave, taktikën dhe straregjinë e kryengritjes popullore, solidaritetin midis luftëtarëve të kombësive të ndryshme. Gjurmë kanë lënë te Naum Veqilharxhi forca e kushtrimit për liri e atdhedashuri. Megjithëse kryengritja dështoi duhet të ketë qënë një mësim i madh për Naum Veqilharxhin, sepse ushqeu tek ai mendimin për çlirimin e kombit të vet. Ai ka shkruar: “Sa vjet i madhi zot të më falnjë, i kam për ti tërtherur (sakrifikuar) duke punuar për vendin tim, për këtë gjuhën tonë.”
Në kohën e vet, rilindasi ynë njihej më shumë me emrin Naum P. Veqilharxhi. Këtë version e pohon edhe një nga nxënësit më të hershëm të Ëvetarit, Spiro Risto Dine, i cili shkruan se në vitin 1854 ai pa për të parën herë djemtë e shkollës së fshatit Trebickë me nga një abetare, bërë prej Naum Bredhit, të cilin më të shumtit e dinin me emrin Naum Veqilharxhi…”(Spiro Risto Dine: Valët e detit, Sofie,1908, faqe 19/20).”
Mbiemri Veqilharxh është turqisht, është titull ofiqi dhe do të thotë intendent, i ngarkuar me harxhet, me shpenzimet. Kuptimi dhe origjina e mbiemrit Veqilharxh lidhur me funksionin e intendentit nuk mund të mohohet. Por çështja që vihet në diskutim është në se këtë ofiq Naumi e mori në Rumani apo e trashëgoi nga prindërit. Gojëdhëna akoma e gjallë në Vithkuq e dëgjuar nga vithkuqarët Nasi T. Prifti dhe Nuçi Tona thotë se gjyshi, Llazari, dhe i ati Panajoti, kanë punuar si furnitorë të garnizonit turk të Korçës dhe për hir të këtij funksioni, turqit e garnizonit, bashkëatdhetarët vithkuqarë dhe pastaj rrethi i të njohurve u thërrisnin ‘‘Veqilharxhë‘‘, ofiq që u mbeti si mbiemër.
***
Naum Veqilharxhi nuk kishte një pregatitje të veçantë linguistike. Por ai duket se për hir të dashurisë që kishte për atdheun e vet, tregoi mjaft kujdes për ngritjen e “Avlemendit’’ Kjo mbase shpjegon arsyen përse ai u mor për një kohë kaq të gjatë me pregatitjen e alfabetit. Me rëndësi është gjithashtu fakti se për kompozimin e shkronjave, Naum Veqilharxhi synoi të jepte një alphabet krejt original që të mos i ngjiste as alfabetit turk as grek dhe as latin, nëpërmjet të cilëve mund të ushtrohej një farë ndikimi politik. Sipas N. Veqilharxhit, shqiptarët, një popull me gjuhë e zakone të veçanta, duhej të dalloheshin nga popujt e tjerë edhe në fushën e alfabetit.
Kujdesi i patriotit vithkuqar për një punë serioze duket edhe në përpjekjet e tij për tëna dhënë një alphabet që të pasqyronte sa më mirë strukturën fonetike të shqipes. Nga 36 tingujt e gjuhës shqipe, 30 i ka dalluar qartë dhe i ka fiksuar me shkronja të veçanta, të huazuara pjesërisht nga alfabete të popujve të tjerë, si nga alfabeti sllav, ebraik e armen, duke u bërë ndryshime, përshtatje e modifikime dhe duke i plotësuar me disa krijime origjinale. Mendimi i albanologut austriak Johann Georg Von Hahn “Albanesische studien” më 1854 faqe 292-293 se “gërmat e Veqilharxhit nuk janë primitive dhe të vrazhda, por të përpunuara me estetikë, të një stili elegant’’ është sigurisht i drejtë.
Alfabetin e pregatitur më 1825, Naum Veqilharxhi për shumë kohë nuk e vuri dot në zbatim. Arsyet nuk i dimë. Veç kësaj nuk dimë asgjë për veprimtarinë e tij politike, shoqërore, kulturale e private për njëzet vjet. Vetëm më 1844 ai del në skenë me botimin e Ëvetarit të parë të shkruar me alfabetin e pregatitur rreth vitit 1825. Ai ka katër fletë (tetë faqe). Është shumë i rradhë. Njihen vetëm tre egzemplarë. Lidhur me tre kopjet, që njihen, studjuesi Petraq Pepo, në Studime Filologjike 1 (1996) shkruan si më poshtë: një kopje e tij gjendej në bibliotekën private të profesorit rumun Th. Kapidan në Bukuresht, kopja e dytë ndodhet në Bibliotekën Kombëtare të Tiranës dhe më 1937 në Korçë u zblua kopja e tretë.
Në letrën me titull : Me përulje vllazërore, botuar në faqen 96 të kësaj monografije, korçarët i shkruajnë Naum Panajot Bredhit-Veqilharxhit për ‘’Ëvetaren’’ e parë, të cilën e pat shkruar në vitin 1844: Me anën e zotit Naum Haxhi Vasili kam marrë të nderuarën letër të Zotërisë suaj dhe Ëvetaret shqipe të dërguara dhe me sa na është shkruar nga Zotëria juaj, kemi bërë shpërndarjen e tyre si këtu në Korçë, në tërë krahinën e saj, ashtu edhe në Përmet dhe Berat.Të gjithë i pranuan me gëzim të madh dhe me kënaqësi, duke lavdëruar dhe lartësuar të Plotfuqishmin Perëndi, që ju ka ndriçuar për t’i paraqitur në gjuhën tonë shkronja me të cilat prej aq shekujsh kombi ynë ka hyrë në histori. Tani me këtë zotësi të Zotërisë suaj të denjë për t’u lavdëruar, kombi ynë do të numërohet me këtë fillim, me kombet e ndriçuara të Europës. Mjaft më kaq vjet, në erësirën e paditurisë, shpresojmë që brënda një kohe të shkurtër të përhapet dituria në tërë shtrirjen e atdheut tonë dhe në gjithë kombin dhe emëri i Zotërisë suaj do të mbetet i pavdekshëm deri në fund të shekujve.
Si nga letrat e Zotërisë suaj, ashtu dhe nga bashkëatdhetarët që vijnë prej andej, mësojmë me gëzim të madh se kini pregatitur dhe dorëshkrime të tjera, libra fillestare dhe vazdimisht përpiqeni për këtë vepër të shënjtë, duke futur libra të ndryshme në gjuhën tonë shqipe që të jenë gati kur të ngrihet tipografia dhe për rrjedhim të mund të happen edhe shkolla për përparimin e mësimit kombëtar. Për këtë qëllim kemi çelur edhe abonime (fushatë M.I.), megjithëse kombin tonë e ka pushtuar varfëria, por sipas dëshirës që kanë bashkëatdhetarët, shpresojmë, që të mblidhen diçka pare, sepse kanë treguar të njëjtin zell dhe dritë-dashës të tjerë, që kanë përqafuar me entusiazëm të madh këtë fillim të Zotërisë suaj dhe ngulmojnë të bëjnë çështë e mundur për sa i përket lehtësimit të veprës së Zotërisë suaj për ndriçimin e kombit.
Ju lutemi zotëri, që në rast se kini Ëvetare nga ato që keni dërguar, të na dërgoni sa më shumë, sepse bashkëatdhetarët kërkojnë vazhdimisht sepse prej tyre mësuan të lexojnë dhe të shkruajnë. Ato që dërguat u shpërndanë menjëherë, Ëvetarin e rrëmbyen në Korçë dhe me shpejtësi të madhe u përhap në Kolonjë, Përmet e Berat duke arritur deri thellë në malësitë e Vithkuqit, në Treskë. I plotfuqishmi Perëndi ju dhëntë jetë të gjatë që të rroni dhe të jeni i fortë në vazhdimin e veprës së shënjtë që kini filluar. Kjo letër, ka shumë mundësi, është përpiluar nga Thimi Mitko, nenshkrimi i të cilit del disa herë në kodikun e Mitropolisë së Korçës dhe Selasforit dhe është firmosur, në emër të parisë së komunitetit ortodoks të Korçës, nga Athanas Paskali, sekretar i Mitropolisë, si dhe qytetarë të tjerë korçarë.
Më 1845-46 Naum Veqilharxhi lëshon një “Enciklikë“ (Letërqarkore ) për të gjithë të pasurit e të mësuarit ortodoksë shqiptarë. Enciklika është një manifest, në të cilën, me një ton luftarak, Veqilharxhi ka shtruar kërkesat kulturale për lëvizjen tonë kombëtare për të shpëtuar popullin nga padija dhe gjendja e mjerueshme. Në të është përdorur një gjuhë ezopike (e fshehtë) kundër Turqisë, që të drejtonte vëmendjen më shumë nga planet djallëzore të Greqisë, duke demaskuar plot urrejtje synimet shoviniste të qarqeve greke. Ai thotë se në shkaqet e transformimit tonë moral të tanishëm është lënia pas dore e lëvrimit të gjuhës sonë kombëtare dhe zëvendësimi i saj me një gjuhë të huaj. Kombet që mbeten në padije u shëmbëllejnë thjesht skllevërve. Pa shpikjen e shkronjave dhe të tipografisë të gjithë do të ishin në gjëndjen e tyre foshnjore. Gjuha kombëtare nuk fitohet ndryshe veç me shkronja të posaçme kombëtare. Edhe ne me vullnetin e Perëndisë të vihemi në radhët e kombeve të qytetëruara.
Kundër veprimtarisë politike të Naum Veqilharxhit u ngritën qarqet politike greke, krerët e klerit ortodoks dhe disa elemente shqiptarë, të cilët ishin edukuar në shkolla greke e injoronin çdo gjë kombëtare dhe e quanin të padrejtë çdo përpjekje në dobi të Shqipërisë. Një nga këta ishte dhe nipi i tij nga motra, Jani Cali, i cili punën patriotike të xhaxhait të vet e quante “marrëzi”.
Në letërpërgjigjen që i dërgon nipit të vet nga Bukureshti në Vjenë, Veqilharxhi dallohet
për patriotizmin e tij të shëndoshë, për optimizmin dhe besimin që në një të ardhme të afërt,
kombi shqiptar do të vihet … “ në radhën e kombeve të qytetëruar “. Kjo nuk ishte një dëshirë e thjeshtë patriotike, por një optimizëm i justifikueshëm, që i kishte rrënjët tek virtytet, aftësitë dhe forcat e popullit shqiptar. Pa , andaj ushqenj shpresa të mëdha e të ndriçme për borxhin që kam për vendlermin (vendlindjen) tim e për gjuhën time të mëmës. Veqilharxhi i shkruan nipit të tij se nuk ka këshillë më të keqe nga ajo që e shtyn njeriun të mohojë kombin e vet, domethënë prindërit e tij, farefisin e tij, bashkëkombësit e tij, vatrën atërore, varret e stërgjyshërve të tij dhe të shkojë për t’i kërkuar këto gjetkë, ku kurrë nuk do të ketë mundësi për t’i gjetur.
***
Aftësia e Naum Veqilharxhit në krijimin e neologjizmave duket edhe në titullin që i vë të parit libër “Për djemtë e rinj shqiptarë”, kjo mënyrë e goditur u ndoq më von nga rilindasit e tjerë, të cilët sipas shembullit “ Ëvetar “, krijuan fjalën “Abetare”, duke ndjekur kriterin e bashkimit të shkronjave të para të alfabetit tonë.
Në shkrimin, E parthënme mbi djelmt e rinj shqiptarë, Naum Veqilharxhi jep këtë porosi : Shtërngohi të mësoni e të shtoni dijen se është e ditur që frymët e Shqipëtarëvet, veç që mëndjen e kanë të hollë e të mpreht, por që lindje, pa frikë mund të them, që jo vetëm ua kalojnë të tjerëve , por për më tepër janë gjithë sedër edhe të ndershëm.
Fundi tragjik i Naum Veqilharxhit. Në tërë shkrimet që merren me jetën dhe veprimtarinë e Naum Veqilharxhit sundon pa përjashtim mendimi se ai vdiq i helmuar apo i vrarë nga Patriarkana e Stambollit. Kur? Dy janë përgjigjet: 1) Menjëherë pas botimit të ëvetarëve (abetareve). Eftim Brandi në librin e tij greqisht “Ankimet shqiptare”, botuar më 1880 shkruan se Naum Veqilharxhi ra viktimë në Stamboll posa zuri të botojë shkronjat e gjuhës shqipe. Dy shkrimtarë të huaj na japin edhe datën. Sipas Th. Kapedan:” Veqilharxhi botoi abetaren e tij në Stamboll dhe e vranë pas një viti (Revista Graul Rumensk 1928). Kurse sipas E.Legrand ishte helmuar nga grekërit. (Bibliografi Albanaise, 1912, fq.73/80.) Në informaçionin e tij Thimi Krei, i cili ka qënë bashkëkohës me Naum Veqilharxhin në Traktatet, 1879, thotë se “… e helmatosi Patriarku në Stamboll”. Një ide të tillë na jep edhe August Dozon në veprën “Manual i gjuhës shqipe” më 1879, i cili duke vënë vdekjen e Naum Veqilharxhit përpara 1870 thotë : ”…Naum Veqilharxhi u farmakos nga Patriarkana në Stamboll në një sëmurtore greke, ku patriku Ikumenik i Fanarit, i gjeti volinë dhe e farmakosi me shërbëtorët e spitalit.
Shqipëria kështu, rreth vitit 1859 humbi një nga shtyllat e saj më të mëdha, shkruan gazeta Boston në prill 1912, i cili është dëshmori i parë i Rilindjes sonë Kombëtare.

Respekt per jete per kete Iluminist dhe Patriot te Madh!
Shtetaret palaco qe i kane rene ne pjese ketij vendi, bythe-shiturit perpara se restauronin apo ndertonin xhamite e TURPIT te pushtuesve barbare si dhe manastirin e anti-shqiptarit shejtan kozma Etolit ne Kolkondas e kudo gjetke, te restauronin apo ti ngrinin nje shtepi Muze ne Vithkuq te Korces ketij Rilindasi. Ka tre dekada qe pasardhesit e atyre qe kane vrare e helmuar Atdhetaret si Naum Panajot Bredhin, Pandeli Sotirin, Spiro Kosturin, At Stath Melanin, Papà Kristo Negovanin, kane uzurpuar Kishen Ortodokse te Fan Nolit!! Atij Ilir Metes ja pafshim fundin ne Rec te Shkodres qe i dha nenshtetesine dhe Sali talebanit qe i hapi rrugen priftit-kolonel te “vorio-epirit”!! Po dha fryme ne Shqiperi do ta bejne “shenjt”.!!!
Po pse nuk ua beri trojeve tona nje shenjt-shejtan dobici i Hankos, Ali Pashe Tepelenasi (..i thencin, se ne origjine Tatare ishte),ai e perkrahu dhe mbrojti me cdo mjet Kozma Etolin te greqisonte myzeqene!!
Pra, te gjithe ata Shqipetare qe ikin mbas flamujeve te Erdoganit e Janulles dhe vasaleve te tyre Saliut, Bashes,Rames e Metes jane vecse te humbur!! Keta kane ngjallur DJALLIN nga varri, kane kthyer kohet e erreta, duan te na shkombtarizojne prandaj jane anti-shtet e anti-vlere, me vete dije te plote po sjellin nga skutat e Azise, Iraniane e Siriane, i hedhin edhe 9 “minoritete” te tjera mbi supe Shqiperise se nuk u dilnin cobanet e Vangjel Dules apo mbetjet e spermave otomane qe kane ngritur veshet dhe po degjenerojne cdo tradite tonen, dhe keta jane me te vertete nje rrezik qe po merr permasa te frikshme per te ardhmen!! Kush i ndal me keta Qener!!
LE TE SHPRESOJME SE NE MONIGRAFI TE JETE NGRITUR PROBLEMI I NJE PERMENDOREJE DHE I RESTAURIMIT TE SHTEPISE SE NAUM BREDHIT
LE TE SHPRESOJME SE PER MONOGRAFINE E RE TE JAPE NDIHMESEN E TIJ PROF. DR. EMIL LAFE VITHKUQARI
Martin dhe Remo komentuesi.me ju lumte sa shkruarni ne komente tuaja,sa Autori i ketij shkrimii z.Nezip Kaci, qe e ka qare…per kete figure te shquar te rilindies sone Kombetare si i madhi mes te mbedhenjve Naum Panajot Bredhi -Evetari- Naum-VEQILHARXHI i pashoq ! .Faleminderiit Pr Emin Lafe, sa beni
Me *Pasuesit veterane Toronto:.shprehim.dhe ne:
Nderimi i duhur duhet BERE ati,Deshmori te pare te Rilindies sone Kombetare/
..
Perjetesi EMRIT dhe VERPRE se Naum Veqilharxhi-:
Heroit te PAVDEKSHEM RILINDAS !
*Pasuesi Vetran*me mbi 80 Bashkekombas-Pasues
Toronto 26-03-2021 Guri Naimit D.(Dh.Xh.)
Naum Bredhi,i kulluar,i delire eshte jo vetem Rilindasi i pare ne token amtare por edhe Deshmori i pare,,i gjarperit te zi grekoman(kisha greke) qe nuk po na ndahet as ditet e sotme.
Lerini lloqet e pleqve te sotem injorantwe dhe pallavraxhij,por ndriconi vepren e Akademikeve shqiptare te nivelit boteror ,Dhimiter Shuteriqi,Alex Buda, I ati i Naum Bredhit,Panajoti, sipas Shuteriqit ka qene Veqilharxh(furnitor ekonomat) i Pashait te Janines.Nga Skelat e Parges dhe Prevezes,Ay udhehiqte karvanet qe furnizonin floten engleze te Mesdheut me qereste,grure,bageti,lesh,etj,.. dhe mertte prej tyre stofra,arme,mallra lluksi,.Prandaj i mbeti nofka Veqilharxhi.
Doraci qe e dergoi ne porte te Patrikanes Naum Veqilharxhin ishte grekomani me antishqiptar qe ka pjelle historis,,Vangjel Zhapa,nga Labove e Zhapes.
Pas nje kerkese qe ui kishte bere Stambollit,Veqilharxhi per te hapur shkolla shqipe ne fshatrat e Korces dhe Kolonjes,Zhapa u veterekrutua si ndermjetes nga Patrikana per ta zgjidhur kete pune nepermjet Patrikanes.E dergoi Naumin ne Stamboll,e futi ne folene e gjarperinjve ,ne Seline e Patrikanes me tulla te kuqe,,dhe prej andej Naum Veqilharxhi doli i Helmuar.
Kur u shtrua ne spital helmi i gjarperit te zi kish mbaruar pune.
Ky eshte Vangjel Zhapa qe labovitet Arben duka,dhe Libohoviti Bujar Memeti e shpallen nder i kombit.
Ne ato shkollat greke te Vangjel Zhapes kendohejh Hymni i Zhapes cdo mengjes:ne gjuhen greke:
Ti therim shqiptaret
dhe gjakun e tyre ta pijme si vere.