Nazareti anullon festimin e Krishtlindjeve, proteston kundër Trump

DITA Online

 

Nazareti, vendi ku jetoi Jezu Krishti, ka vendosur të anulojë festimet e Krishtlindjeve në shenjë protestë ndaj njohjes së Jeruzalemit si kryeqytet i Izraelit nga presidenti amerikan Donald Trump.

“Besimin dhe identitetin tonë nuk na e heq dot askush”, tha kryebashkiaku i tij, Ali Salam, “por qëndrimi i Trump na e ka hequr dëshirën për festim:e.

Gjithsesi pema tradicionale e krishtlindjeve do të ndizet dhe marshimi i përvitshëm do të mbahet.

Nazareti me 74 mijë banorë ndodhet në rajonin historik izraelit të Galilesë.

Shumica e popullsisë atje janë arabë izraelitë e ndahen në këtë mënyre: 31,3% të krishterë e 68,7% myslimanë.

Nazareti konsiderohet qytetit i origjinës së Jezuit, edhe pse ai ka lindur në Betlehem, këtu pretendohet të ketë kaluar fëmijërinë dhe rininë.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *