U shfry si një flluskë sapuni. Madje u shfry po aq thjesht sa edhe ishte fryrë. Po flasim për të bukurën e Durrësit, e cila theu një rekord me zgjedhjet në qytetin bregdetar. Për herë të parë në
25 vite demokraci e majta fiton aq thellë qytetin e Durrësit, sa askush më parë nuk ia kishte arritur ta fundoste PD-në në det siç bëri Grida Duma.
Mirëpo rezultati tashmë u mor vesh. Të gjithë prisnin që Grida të uronte kundërshtarin për fitoren e arritur. Ditën e parë nuk foli, por u kujtua ditën e dytë. Dhe sigurisht që merret me mend ajo që tha. “Nuk është rasti ta uroj kundërshtarin pasi përballë nuk kisha vetë atë po gjithë makinerinë shtetërore” tha Grida. Rastin e parë që iu dha për t’u treguar dinjitoze e humbi. Do të dukej edhe më e bukur, sikur ta kryente këtë gjest fisnik. Më pas sherri për të u transferua në studiot televizive. Analistët filluan ta mbrojnë dhe disa ta thumbojnë. Gazetari Enkel bëri një editorial të gjatë për Gridën ku e cilësonte si “Dylqinja e Tobozës”.
Gazetari Alfred u mundua ta zbuste inatin ndaj saj duke e krahasuar me princ Vidin. “Në fund të fundit, a nuk zgjodhi Durrësi në vitet ‘10 Haxhi Qamilin në vend të Princ Vidit?!” shkruante Alfredi në FB. Analisti Shpëtim ishte më i ashpër ndaj Gridës. “Demokratët e morën në qafë atë zonjë. Si mund t’i veshësh taka ta lyesh me buzëkuq e ta nisësh në shkurret e periferisë së Durrësit. E kuptoni që e keni marrë në qafë?” tha ai. Përpos të gjithave, ajo humbi, dhe të shohësh gjithë këta burra që e sulmojnë, pas shembjes që i bënë durrsakët me vota, nuk duket fort e hijshme. /FB SPY në DITA
O Nazarko , si do ti te vishetsh Grida, me çizme dhe me ferexhe qe te takonte zgjedhesit ne qytetin e dyte me te madh ne SHqiperi. Sa per kujtes po te them se ne ato zona doli me mire.
Shkurret e periferisë gazetareske!
Titull me nëntekst të fëlliqur si për kandidaten dhe për votuesit. Po të ishte gazetari Nazarko në vend të Gridës nuk do të merrte as gjysmat e votave të saj. Unë e përgëzoj Grida Dumën që pranoi kandidimin dhe bëri fushat si Halim Kosova, në mos më të mirë, por ai si burrë e si mjek mori përgëzime për fushatën. Me tjetër sy shihet një grua, aq më tepër e kohës. “Gjithë këta burra që e sulmojnë” për të treguar talentin e tyre nuk shohin përtej kandidates dhe “shkurreve që e shembën me votë”. Analistët burra shpalosën paragjykimet e tyre anadollake. Ç’keni me Gridën, xhanëm! Nuk humbi kandidatja, por politika…Pas kësaj fushate Grida doli më e hijshme dhe më kurajoze. Ashpërsia dhe cinizmi i analistit Shpëtim këtë herë është adresuar gabim-cilësi e shkurreve të periferisë gazetareske. Kasandra.
Ikni more debila qe ju ka budallallepsur bytha e Dumes! Ajo duket qe ne surrat ligesia e saj sado seksi te jete, mungesa e fisnikrise dhe fallciteti tepruar i asaj femre e bejne me te shemtuar se vet mentori saj politik dhe shpirteror.
Grida eshte pasqyra e p.d. nuk mund te dilte ndryshe,
Grida nuk fitoi se ka 2 m2 bythe, po ta vinin Kavaje mbase dhe e rrezikonte ate Roshin. 😛
Kjo gazete lejon te shkruajne pa kufi,pa educate pa moral,pa etike,por mbi te gjitha pa pergjegjesi.Mjafton te shikosh cfare thote Nazarko dhe te mos e lexosh me tej shkrimin.Nese e botoni,ju falenderoj.
ah ta dini ju qe nuk jeni durrsake si ka e ka patur mbiemrin e vertete familja e saj para se te vinte ne Durres… (nuk eshte batute),,dhe sikur kjo te mos mjaftonte shkon dhe merr nje burre me mbiemer po kaq kapricoz