Gazeta DITA
Notification Show More
Latest News
Dikur normë e mesdheut, sot privilegj i të pasurve, kjo është dieta që mban larg diabetin, tumoret dhe problemet e zemrës
Kryesore Lifestyle Shendetesi
Kush votoi nga opozita për Bajram Begajn?
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Rama i përgjigjet Berishës: “Nuk kemi pritur konsensus me të vdekur”
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Begaj president me 78 vota “pro”, Rama: I dhamë vendit një kryetar shteti normal, një figurë të pakontestueshme
Aktualitet Komunitet Kryesore Politike
Çmimet botërore të grurit bien me 10% duke u kthyer në vlerat e fillimit të prillit
Aktualitet Ekonomi Lajmi i fundit
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
Reading: Nazime Visha bëhet nuse
Share
Gazeta DITA
Aa
Kerko
Follow US
Gazeta DITA > Lajme Flash > Nazime Visha bëhet nuse
Lajme FlashStil Jete

Nazime Visha bëhet nuse

Dita
Published May 20, 2015
Share
SHARE

Ëndrra e saj për t’u veshur nuse ndoshta është e largët por ka arritur ta realizojë falë Ema Andreas e cila për pak çaste i dha mundësinë që fustanin e bardhë ta veshë në skenën e Teatrit Kombëtar, një ëndërr që për 20-vjeçaren Nazime Visha tashmë është më e prekshme.

 

Dita May 20, 2015
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment
  • Luela Myftari says:
    May 21, 2015 at 11:17 pm

    Nazime, fustanit të bardhë po i shtojmë ndryshkun e hekurave që të kemi lidhur në trup
    Luela Myftari
    Dy ditë më parë e pashë në teatër. Ishte veshur me një fustan të bardhë. Na ndante një xham. E kishte vendosur Klod Dedja. Të paktën, ai na la ta shihnim. Ema Andrea kishte rregulluar takimin me të. Unë kisha pak kohë, ndërsa Nazimja kishte plot. Emrin s’e kish të shënuar gjëkundi, por unë e njoha paçka se kurrë nuk e kisha parë me fustan të bardhë. Ndryshe nga sa ushtarët në luftë njihen me numra, edhe Nazimja fshihej pas një numri, një numri të gjatë, që nuk rrëfente gjë tjetër veçse lirinë e cunguar jo vetëm nga hekurat e burgut, por nga hekurat që ne ia lëmë t’i ndryshken çdo ditë në lëkurë kësaj vajze.
    Doja t’i kërkoja falje dhe duhet ta kisha bërë, aty në teatrin me era lagëshirë të mbledhur gjatë dimrit, por u mbyta. Nuk nxorra dot zë. Tingujt e një violine, të çonin në bregdet nëse i mbyllje sytë, por as këtë nuk e bëra dot. Ajo ishte aty me fustan të bardhë. Doja ta shihja ashtu, në ëndrrën e saj, në atë për të cilën ishte mbyllur. Ajo donte vetëm të nusëronte, ndaj edhe vrau. Vrau atë që gjakosi ëndrrën e saj, fustanin e bardhë.
    Nuk i mbylla sytë, por u pendova. Fustani i nusërisë nuk ishte i bukur dhe as më të bukur e bënin ata që ishin në një sallë me mua, aty në botën time, tej xhamit që na ndante me Nazimen. Në çdo fjalë që ajo thonte mua më dukej se njolla e ndryshkut që lëshojnë hekurat përhapej në fustanin e bardhë. Sa më shumë e shihnim ne aq më shumë njolla i bëheshin në fustan. Sa më shumë fliste ajo, aq më shumë revoltë mblidhja brenda vetes. Por, ajo qëndronte aty, edhe më e qetë se unë ndoshta. Dukej se ishte pajtuar me ne, që ia njollosim çdo ditë fustanin e bardhë. Ajo qëndronte aty dhe pëshpëriste ëndrrën e saj nën atë fustan.
    Për të thënë të vërtetën nuk qëndrova deri në fund. Dola jashtë nxorra bllokun dhe shfryva (shkrova):
    “Unë jam Nazimja. Linda aq e varfër sa nuk pata turp t’i kërkoja të vetmit mashkull që njihja një kapëse për flokët e mia. Nëna nuk më mësoi të shitesha më shtrenjtë, madje aq shtrenjtë sa askush në fshat të mos më blinte dot. Unë, po kam rënë pre e përkëdheljeve të një burri të martuar sepse motra ime e madhe dhe vajzat në fshat nuk më dhanë një model më të mirë. Mund të them se pjastrën e njoha në burg, pasi babai nuk më ofronte shumçka. Kjo jam unë, një e pafat pa shteg ku të eci dhe pa një udhërrëfyes. Jam aq fatzezë sa edhe vrasjen e bëra disa muaj pasi mbusha të 18-tat. Duhet ta kisha bërë më parë që të merrja një dënim më të lehtë.
    Unë jam Nazimja, ajo që ju urrej të gjithëve. Nuk jam penduar që kam vrarë. Por, nuk e bëj më. Ndryshe do të duhej t’ju vrisja të gjithëve dhe të jetoj me këtë fustan të bardhë përtej hekurave. Por, thjeshtësisht ju urrej. Urrej gjykatësin, urrej avokatët, urrej fenë, të urrej ty që premtove se të paktën për 8 mars do kujtoheshe për mua. Nuk ka njeri që të mos e dojë lirinë, por i drejti e kërkon për të gjithë, ndërsa i padrejti për vete. Kini kurajon të vini e të më shikoni sa pis e kam fustanin e bardhë. Ju plehra të një shoqërie të ndotur, ju urrej. Unë kam lindur pis, por më pis se kaq nuk dua të shoh asnjë”.
    Mbylla bllokun. M’u kujtua Kanti: “Paqja nuk mund të ruhet kur disa janë të skllavëruar, e disa të lirë”, ndaj edhe nuk kisha qenë e qetë përballë saj, pasçka se herën e fundit që kisha folur për të ishte mëngjesi i 8 marsit, ku përpos urimit televiziv dhe puthjes që i dhashë mamit tim nga ekrani i Ora Neës, pata një revoltë të zëshme që nuk shkonte me urimet, por që do të doja ta thoja.
    Sot, hapa bllokun për të parë se çfarë aktivitetesh do të ndiqja nesër. Lexova letrën që kishte lexuar Nazimja brenda meje. Nuk gjeta paqe derisa e ndava me ju, e nuk do të gjeja nëse nuk do t’i kërkoja falje për fustanin e bardhë që ia ndryshk edhe unë çdo ditë. Mbase një ditë më lexon.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?