Për pak minuta Nazime Visha pritet të lërë qelinë e burgut ku po vuan dënimin e dhënë nga Gjykata e Tiranës, për vrasjen e Fiqiri Muçës.
Në portën hyrëse të burgut po e pret gjyshja e saj, e cila duket se ka mbetur e surprizuar nga vendimi i kreut të shtetit Bujar Nishani për t`ia falur dënimin që i ka mbetur pa kryer. Ja çfarë rrëfen ajo:
“Na erdhi një telefonatë për Nazimen. Në në fakt erdhëm për ta marrë me leje. Nga një gazetar sigurisht e ka bërë këtë telefonatë. Nuk e kisha imgjinuar dot këtë. Kam ardhur me vrap që nga fusha sepse një fëmijë ka bërë dënimin ka vuajtur këtu 4 vjet. Ju falënderoj të gjithë ju gazetarëve. Keni bërë shumë për Nazimen. Falënderoj gjithë shtetin shqiptar, presidentin e vendit Bujar Nishanin, ministrin Ylli Manjani dhe gjithë politikanët e Shqipërisë. Janë të mrekullueshëm. Prindërit janë në fshat në Zall Bastar, nuk janë afër. Prindërit e kanë folur me kohë. Të ardhmen e saj e shikoj të mirë. Ka mësuar shumë zanate. Do kërkoj punë dhe shkollë. Ka bërë disa zanate si parrukiere, rrobaqepëse”, kanë qenë fjalët e para të gjyshes së Nazime Vishës./E.T
