Nazisti i fundit nuk ka ikur akoma!

redaktor

Përpara tri vjetësh,
tek “Dita” kam shkruar,
se neve akoma,
nuk jemi çliruar!

Me ato që shkrova,
s’ia futa katundit,
se ende s’kish ikur,
gjermani i fundit!

Përpara tri vjetësh,
seriozisht e kisha,
se gjermani i fundit,
qe Sali Berisha!

Qe ai që rrinte,
me zor në pushtet,
dhe mbasi kish vrarë,
në shesh katër vetë!

Punët me Sovranin,
nuk i kishte brus,
ndaj shumë e shikonin,
Salën si pushtus!

Në luftë të hapur,
qe me partizanët,
dhe nder e respekt,
kish për dhjeramanët!

Meqë datën tonë,
e kishte mohuar,
në një farë mënyre,
na mbante pushtuar!

Ndaj dhe krahë i dhamë,
këtu rebelimit,
do qe ikje e Salës,
dita e Çlirimit!

Tamam në Qershor,
Sala ra nga fiku,
dhe gjermani i fundit,
na u duk se iku!

Na u duk se iku,
se ju zu firoma,
po për fat të keq,
s’ka ikur akoma!

Sepse u rikthye,
dhjetë herë më i shkarë,
dhe pse dorëheqjen,
e dha duke qarë!

Nxin e ulërin,
më keq nga inati,
sa që para tij,
i bardhë është lugati!

Në Qershor-Sovrani,
e pastroi gjithë vendin,
po gjermani i fundit,
na pushtoi Kuvendin!

Si Kombinat plehu,
tani është bërë,
ashtu-një i vetëm,
i baltos të tërë!

Ndaj po them-akoma,
nuk jemi çliruar,
një gjerman i vetëm,
na mban të pushtuar!

Në Nëntëdhjetë e Shtatën,
iku nga këmbët-sytë,
ne e llogaritëm,
si Çlirim të Dytë!

Erdhi edhe iku,
prapë me kiamet,
ndaj për ne Qershori,
qe Çlirimi i Tretë!

Bëri sikur iku,
se u kthye prap’,
atë farë përbindëshi,
s’e bëjnë dot zap!

Vjen zullumi i tij,
në gjithë vatrat tona,
ndaj gjermani i fundit,
s’ka ikur akoma!

Vetëm kur Allahu,
Saliun ta mundi,
do iki këtej,
dhe gjerman i fundit!

Share This Article
29 Comments
  • bukur Duka ,

    ky surrat p!dh lope vicidoli ,

    nuk asht nazisti fundit ,

    por ,muti i klonuar i nazistit te fundit ,

    qe pasi e kapi bizga ne arrati e leshoj ne shpellen e vicidolit

    • Per Edvinin ja ke fut kot edhe pse je munduar te besh ca si ,vargje poezie o ushtar i SHQUP-it dhe i SALI SATRAPIT. Po nuk dini as ti afroheni poezive se jeni dhjeramane e legena te komunizmit njerez pa shkolle.

      • O Gerneta e Halitit , po lidhi fjalet shqip or burre , sa desha me qesh , me ngeli e qeshmja ne mes , se nuk kutpova cfare ke shkrujt !

        • Maloqia don ne qesh,
          hahaha
          Dhe kte e bone mer banor shpelle !
          Pse di maloqis ne qesh ?
          Ne dijm se dijn vetem ne shtrembnu surratin ,si gamor , me u ngerdhesh

        • Po ca te kuptosh ti o Llesh Leshi,qe nga emri ti smund ta dish kurre ceshte Kuptimi,sje zhvilluar akoma, ti jeton me rreflekse te kushtezuara nga Sali Halja

  • Do ike gjermani i fundit Berisha kur te thyeje qafen Merlika ,Likja kryetar qe qendron ne krye te kuvendit si k….e trupin si gomar.

  • o arben djali !

    ky perbindesh kthehet ne tiger prej letre brenda nje minuti…nqs nuk do kishte nga mbrapa ambasadore te tipit Arvizu qe pa u thare akoma gjaku i 21 janarit 2011 e quan berishen “burre shteti” qe shkaktoi nje gjendje apokaliptike ne ndergjegjen kombtare duke thene njerzit: si ka mundesi ambasdori i nje vendi simbol te demokracise te quaje kete NAZISTIN E FUNDIT.

    Kjo quhet “sindroma” e Xhaferr Deves.

    Ne vitet 1943-1944 anglo-amerikanet e konsideronin Enver Hoxhen aleat te ngushte per te mundur nazismin….me nazistet ishte dhe i tmerreshmi Xhaferr Deva.

    Pas 1945 kur enverhoxha nuk pranoi kthimin e Zogut te propozuar me ngulm nga amerikanet edhe pse keto te fundit me anglezet na kishin shitur te Josif Stalini dhe Josif Tito u kthye pllaka.

    Xhaferr Deva nga nje kriminel nazist qe shteti amerikan duhej ta ekstardonte ne Shqiperi sipas marreveshjeve te kohes e pregatit ne punet diversioniste kunder shtetit shqiptar.Biles dhe kur vdiq Xhaferr Deva ne varrim u nderua dhe nga ushtarakete CIA-s.

    Ne vend qe ne 1991 te behej nje pajtim kombetar dhe te nxiteshin investimet perendimore ne ekonomi na prune zogistat dhe xhaferr devistat me ne krye mergatqyqarin elez biberaj.

    Pra jene keto qe prune “nazistin e fundit” por mos harro dhe zevendsin e tij Lul Basha ai qe hapi ne kosove dosjen e UCK ne interes te serbise…..Eshte ky fans i Xhaferr Deves qe hoqi tabelen e 4 shkurtit 1944 dhe vuri te Rugoves ketij pinjolli te divizionit nazist te kosoves Skanderbeg..

    Pra zoti Beni ky i tmerreshmi ” nazisti i fundit” juaj kthehet ne tiger prej letre nese Donald Lu njeriu me i fuqishem ne shqiperi krahas dekriminalizmit te “jape urdher” dhe per deberishizimin..pra per denazistifikimin e perbindeshit te viqidolit.

    lavdi festave te 28-29 nendorit

    kaput nazisti i fundit

  • Bejtexhiut,
    1. Ka dokumente shkresore te komandanteve gjermane qe tregojne se pushtuesit naziste nuk u larguan nga Shqiperia me 29 Nentor, pra qe Shqiperia nuk u clirua ne te njejten ditee qe u clirua Jugosllavija.
    2. Sot u njoftua se Edi Rama ka dekoruar hetuesin qe torturoi ne qeli At Zef Pllumin.
    Diktatura komuniste ra, por do t’a ktheje dhe po e kthen Rama’.
    Shqiperia do te behet vend demokratik, kur te ikin nga pushteti bijte e baballareve qe instaluan terorin komunist ne Shqiperi!

    • Po ikni O Maloket e Mutit ,keni dhe fytyre te shani xhaxhin ju Bastarde,
      Xhaxhi vdiq me Nder .Duhet tja dini per nder se ju nxorri nga Shpellat dhe ju coj ne Shkolle Lavdi Vepres se Enver Hoxhes Robt e Shpis ku ti kete ai qe e Shan.

  • Edhe sa do bejme si llapaqener?Prape SALIU,po behen 3 vjet i rene nga kali,ose dergojeni atje ku ka vendin ose shut the fuck up e mos u tallni me njerezit,ai tashme eshte kthyer ne komardare sepse tek ai shikoni veten pas pushtetit e kurrsesi nuk doni ti preket as qimja jo me te perballet me drejtesine per cfare akuzohet

  • Te paste Kombi e te punofte shndeti e mendja, o Arben Duka!…Ai nuk eshte as nazisti i fundit, as antishqiptari i fundit, prandaj kujdes prej atyre qe e duan ate dhe njerezit e Ibrahim Rugoves ne Prishtine!

    DRENICA E KUQE

  • ME NJE ” KUKE” ITALANI….
    (Bejt’ me humor, ne dialektin safi lab..)

    Rreth vitit dyzetepese,
    Degjoni o miq xhani
    Harrova hallet qe keshe
    Sa kalova ndan’ nje stani.

    Qumesht i hidhte cobani,
    nje beleci sa nje ka,
    Me nje “kuke” italani,
    qe i zoti shkret’ e la.

    Me tutje lozte nje murgo,
    Per nga boja,si i pari..
    Se ku dreqin e kish nxjerre,
    nje koconare gjermani…

    E ndolli dhe mbane iu qas,
    Dhe te kembet ia leshoje!
    Cobani pak buzen n’gaz..
    Zu me vaj ta ligjeroje…

    – O nazist,a orezi
    Se te poqen ne adhape,
    “Kaput” paskej dhe per ty
    Ndaj kokallet,ketu i late

    Ku vejet a te kembyer,
    Jeshet si do Perendia,
    Pas atij,me emrin Fyhrer
    Qe kish dale nga cmendia.

    Pse nuk erdhi vet hitleri,
    Pallton me kryqe ngarkuar
    Gjan’ e ndjeu kickiferi,
    Hellin do t’i keshem shkuar

    Kur ua ndezi partizani
    Pallet dhe opingat late
    Si lopet qe ze zegali,
    Ne buuuuze e perposh vat.

    Ju me pushke,na me shkop,
    U vum’ perpara si derra,
    Pa u bet’ gazi ne bote.
    Mbete si mecet neper ferra.

    K’tu mbaron vajin cobani
    Dhe meqenese lot nuk nxorri,
    U sos mugo babaxhani
    Dhe mbi te zu e permori…

    • Shqipe
      allah ,allah ,apo me mire Envorri ekbar
      po vete Fyhrerin do vrisnit me belcikun e 1920 ?
      ahhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhahaahhahhahaaaha
      dukeni si ato macet qe shikohen para pasqyres dhe u duket vetja luan
      dialektin mire e ke ,po pikpamjet ndryshoi ,mos lexo Duken
      se ta dinte partizani per cfare luftoi ,e vriste veten dhe nuk dilte patizan 😛

      • Love! Po moj po, me belcikun e20.tes.. Me armen e tyre,pse, s’e kapte plumbi ate,apo si? Mos e kruaj me kete’lufte te shenjte,mos humb pike ketu.U luftua me sakrifice,per nje te nesermr te ndritur,Pse nuk ndriti e nesermja? Kjo eshte tjeter teme,diskutojme kur t’i vi radha…E rendesishme eshte lufta qe u be dhe qe u perkrah nga fuqit…Keta te mit,(Budallejt), u rreshtuan nga desh zoti. Ata te tut,(Te mencurit), u rreshtuan nga desh dreqi…kaq,s’ka nevoj per zgjatime te tjera… Lufta mbaroj.Demshperblimi iu dorezua komunisteve,budallenjeve… te mencurit e tu, s’i pat kush per filli.pike.Gjithesesi,Love une dhe ti s’kemi faj per fajet e prinderve tane,okay?

        • Shqipe
          per nder te partise tende ,dhe ata te squtit e mi me krahun tend kane qene ,me vone u bene armiq ,reaksionar ,
          RESPEKT ASAJ LUFTE DHE IDEALI !
          mua dhe ty na ndan pas lufta dhe sidomos …….
          rrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrilindja 😛

          • Love! Kane kaluar 71 vite, qe ju e kini shuar me uje,dhe jeni aq shume te lagur, sa s’mund te ndizeni me…Edhe demokracin,bijt’ e komunistave e prune! Ata, ua prune dhe gojen,qe u kish vajtur prapa. Ja, sot ti keput,me ato qe di vetem ti te keputesh.. dhe s’te ndoth gje!A po jo? Per shembull,ti more guximin e fyejte Mojkomin,gjigandin e mendimit shqiptar e me gjere,dhe kush s’te tha gje,vecse te perqesen ashiqare dhe kjo ishte me shume se te t’i mbushnin hundet me gjak. Po moj mikesha ime po.Gjithesesi,pa shiko dhe nje here mos gjene ndonje pik’ takimi qe na bashkon,se pika
            ndarje?!… e, hu, ha… ka dhe teprojne, per fat te mire!

  • Se c’kam nje hall, or Duke,
    se ti po ngaterron ca pune
    harron se te gjithe gjermanet,
    njelloj jane si ti e une.

    Ndryshe qendron puna
    me ca bicim spurdhjakesh,
    kur menderja nis e u digjet
    tak-fak ndryshojne si bushtra masken.

    Dhe ky dhjeramani yne,
    i post komunizmit
    anarshine e shfrytezoi,
    per t’a bere me “V” fashizmit

    Dhjeramane e qaramane
    ka njohur mjaft historia,
    por si ky qe eshte ne foto
    kurre mos pafte njerezia

    Dhjeraman si dikur
    ke klubi perballe spitalit,
    cizmet mbathur sa here mbante
    komunisti i ri prej hallit.

    Si sot me kujtohet,
    perparsen mbante veshur
    sa here para na dilte,
    ne shkuleshim ne te qeshur.

    Prapa perdes rrinte,
    sa here ne qebaptore
    ne pushim te drekes,
    nuk pinte, vec vrojtonte.

    Kete pune zakon e kishte,
    i zbrituri prej malesie
    goten para, e syte perrrotull,
    si sekretar i dhjere partie

    Komunist i bere prej hallit
    s’honepste as kisha e as xhamia,
    kuptim ne jete per te kish vetem,
    vec shkaterrimi dhe pabesia.

    Prandaj dhe ti o i madhi Duke,
    thuaje troc te verteten
    se muk ka ma t’zi se komunisti,
    qe e shet si “antikomunsit” vetveten.

    Damllane e kombit s’e largon dot,
    as merhunat, e as perendia
    se po qe per te gjithe ne bashke
    ai tall me nder vec lesht e tija.

  • Epo,kur ska linde e rrite ma,nena shqiptare AVNI RUSTEMA,VOJO KUSHA,E MISTO MAME,mir e kemi le te jetoi e le te na,shaj e shkerdhej sali serbi,se jo jo,ai nuk eshte gjermani i fundit,por eshte serbi qe nuk hicet nga trojet tona,se sali serbi ne tiranisa mustafa ne prishtin,dhe ne tetov-shkup.menduh thaci,dhe ali ameti,sundoin.

    • Avni Rustemi doli se e kishte rritur nje patriot i madh, Ismail Qemali Bje Vlora; Vojo Kushin e rriti patrioti Enver Hoxha; po kush do te laje hesapet” Hajdutet???

  • Nazist Salah Ramush Beshiri? Qenke trap e tuhaf fare mor A. Duka! Nazizmi e Salizmi jane si bora me balten. Shoku Sali ka qene plot vjet Sekretar i Partise Komuniste dhe e ka ne balle yllin komunist. Nazizmi kete Sali sorollopin komunist do ta kishte shkuar ne hell e do kishte tjeter Shqiperi sot. Shqiperi etnike me 7 milion shqiptare. Po c”ti besh rrjedhes se fatit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *