Nga 3 shkurti më 19 mars. Nga Toronto në Boston. Skuadra e Miami Heat vazhdon serinë e fitoreve në këtë sezon të kampionatit më spektakolar të basketbollit NBA, duke regjistruar një rekord në historinë e këtij ekipi. Të udhëhequr edhe një herë nga ylli i basketbollit amerikan LeBron James, Heats mundën me rezultatin 114-108 Huston Rockets, duke regjistruar fitoren e 23-të radhazi. Një rekord për skuadrën e Miami dhe ecuria e dytë më e mirë në historinë e NBA, pas asaj të Los Angeles Lakers në vitin 1972.