Ndahen 12 çmimet LGBT (dhe një batutë e Lubonjës)

editor

Në hollin kryesor të Muzeut Historik Kombëtar lëvizja LGBT në Shqipëri ekspozoi sot rreth 40 objekte të komunitetit LGBT nga Shqipëria si dhe eksponantë nga 6 muzeume të Suedisë që tregojnë jetën dhe realitetin e këtij komuniteti që nga fillimet e shekullit të 20-të.

Ekspozita e quajtur “Art. 1” bazuar në nenin 1 të Deklaratës Universale të të Drejtave të Njeriut u përshëndet nga i Ngarkuari me Punë i Ambasadës së Suedise, z. Patrik Svensen, Avokati i Popullit z. Igli Totozani, kuratori i ekspozitës nga The Unstraight Museum z. Ulf Petersson dhe mbështetës.

Gjatë kësaj ekspozite që përmban objekte nga Muzeu i Nobelit, në Suedi, ai i Sporteve, i Teknologjisë dhe madje edhe disa fotografi impresionuese të vitit 1903 nga Muzeu i Policisë, u shpallën për herë të parë 12 cmime Aleati dhe Aleatja e Vitit për LGBT.

Fatos Lubonja njëri prej fituesve të një çmimi të tillë tha në lidhje me çmimet: “Ka dy lloje çmimesh, një lloj janë ato që ti jep maxhoranca e që duhet t’i refuzosh se me siguri ke bërë diçka që nuk shkon përderisa ta japin, dhe një çmim tjetër është ai që ta jep pakica apo minoranca e ky po, është një nder dhe diçka që jo vetëm nuk mund ta refuzoj por më duhet të pyes veten se çfarë kam bërë për ta merituar”.

Përveç z. Lubonja, Aleatë të vitit, çmime të shpallura nga dy organizatat Aleanca LGBT dhe Pro LGBT, ishin znj. Delina Fico, z. Igli Totozani, znj. Desada Metaj, znj. Margarita Kristidhi, z. Gëzim Tushe, znj. Iris Luarasi, z. Mustafa Nano, z. Foto Strakosha, znj. Inida Gjata, znj. Elsa Ballauri dhe z. Arian Cani.

Ekspozita e realizuar nga The Unstraight Museum në bashkëpunim me Aleancën Kundër Diskriminimit LGBT, mbështetur nga Ambasada e Suedisë, tërhoqi vëmendjen edhe të Ambasadorit të SHBA z. Aleksandër Arvizu, i cili u tha aktivistëve se ndihej i impresionuar për faktin që në Shqipëri gjërat po ecin për mirë e se mbështetja për LGBT po bëhet gjithnjë e më e fortë.

Share This Article
2 Comments
  • Cmimi me i lart i ktyre bq esht “dekorata karrota”
    Kemi pastaj
    Medalja “dylber trendafi ”
    Urdhri “tore bytha”
    Kupa “obelisku”
    Por me popular esht “gjerdani I art me tronguj”
    Kemi edhe cmimin “karfica magjike”
    “vathi me cengel”
    “bastun arixhiu”
    Kastraveci me mjalt
    Kalliri I misrit myzeqar
    Bishti i lopates cecene
    Rrapi i mashkullores
    Bahceja ne parajs
    Lugina e namun
    Pylli i nates pa hen
    Hungerim derrkuci
    Pellitje gomari
    Tundje dybeku me pahir
    Levizjes krevati me ritem bljuz

  • ore lubonja,e ke gabim,sepse ne shqiperi b.q. jane shumice,keshtu qe cmimin ta ka dhene maxhoranca.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *