Ministria e Kulturës shpalli çmimet letrare për vitin 2013. Për veprën më të mirë letrare shqipe të vitit të kaluar u vlerësua Thanas Medi me romanin “Fjala e fundit e Sokrat Bubës”.
Ndërsa për veprën më të mirë të përkthyer u vlerësua Guiljem Deda për përkthimin e poemës me dy vëllime “Orlando i çmendur”, të Ludovico Ariosto.
Për të dyja kategoritë ka patur nga pesë kandidatura.
Juria e përbërë nga Saverina Pasho, Rita Petro, Ridvan Dibra, Ben Andoni dhe Brikena Çabej, sipas Ministrisë së Kulturës, ka shqyrtuar nga muaji qershor rreth 450 vepra në prozë dhe poezi si dhe vepra të përkthyera në prozë dhe poezi.
Urime e Suksese autoreve te vleresuar -por ju lutem HIDHINI SYTE NGA LETERSIA POSTKOMUNISTE E DIASPORES-asnje vleresim ! Ju faleminderit
çfarë është kjo letërësia postkomuniste e diasporës! A ka qenë edhe diasporë në komunizëm? Po tashti është vallë në mbretëri parlamentare?!