Ndahen çmimet Nobel për Mjekësinë

redaktor

Asambleja Nobel në Institutin Karolinska ka vendosur që çmimin Nobel për Mjekësinë sivjet ta ndajë mes tre shkencëtarëve: James E.Rothman, Randy W. Schekman dhe Thomas C. Südhof.

Ky çmim u akordua për zbulimin e rrugëve nëpër të cilat proteinat dhe elementë të tjerë të qelizave transportohen brenda tyre. Tre laureatët e çmimit Nobel kanë zbuluar një proçes themelor në fiziologjinë e qelizës. Këto zbulime kanë një ndikim të madh në të kuptuarit tonë se si ngarkesa dorëzohet në kohë dhe saktësi brenda dhe jashtë qelizës.

Po kush janë fituesit?!

James E.Rothman  u lind në vitin 1950 Haverhill, Massachusetts, USA. Ai ka mbrojtur doktoraturën në Harvard Medical School në vitin 1976, postdoktoraturën në “Institutin e Teknologjisë në Massachusetts dhe u zhvendos në vitin 1978 në Universitetin e Stanfordit në Kaliforni, ku filloi kërkimin e tij në përbërjen e qelizës. Rothman gjithashtu ka punuar në Universitetin e Princeton, në Institutin kundër kancerit Memorial Sloan-Kettering  dhe Universitetin Kolumbia. Në vitin 2008, ai u bashkua me fakultetin e Universitetit të Yale në New Haven, Connecticut, SHBA, ku aktualisht është profesor dhe kryetar në Departamentin e Biologjisë qelizore.

Randy W. Schekman 1948 u lind në St Paul, Minesota, SHBA, ka studiuar në Universitetin e Kalifornisë në Los Anxhelos dhe në Universitetin e Stanfordit, ku mbrojti doktoraturën  në vitin 1974 nën mbikëqyrjen e Arthur Kornberg (Çmimi Nobel 1959) dhe në të njëjtin departament që Rothman iu bashkua pak vite më vonë. Në vitin 1976, Schekman u bashkua me fakultetin e Universitetit të Kalifornisë në Berkeley, ku aktualisht është profesor në departamentin e biologjisë molekulare dhe qelizore. Schekman është gjithashtu kërkues i Institutit Mjekësor Howard Hughes.

Thomas C. Südhof u lind në vitin 1955 në Göttingen, Gjermani. Ai studioi në Georg-August-Universität në Göttingen, ku mori një MD në vitin 1982 dhe një doktoraturë në neurochemistry gjatë të njëjtin vit. Në vitin 1983, ai u transferua në Universitetin e Teksasit në Dallas, SHBA, si postdoktorant së bashku me  Michael Brown dhe Joseph Goldstein (të cilët ndanë  Çmimin Nobel të  Fiziologji ose Mjekësisë në vitin 1985). Südhof u bë kërkues i Institutit Mjekësor Howard Hughes në vitin 1991 dhe u emërua profesor i Fiziologjisë molekulare dhe qelizore në Universitetin e Stanfordit në vitin 2008. e/h

Share This Article
1 Comment
  • I lumte nji sukse I papare ndonjihere qe do ti sherbeje jetes se njerzve nepr bote.Shkenca eshte pune e jashtezakoneshme dhe jo llogje fjaleash.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *