Ndahen çmimet “Pulitzer” në gazetari dhe art

anazapta

Gazeta “New York Times” ka fituar katër çmimet “Pulitzer” për gazetari, duke përfshirë një shkrim që ekspozoi korrupsionin në nivelet e larta të qeverisë së Kinës. Gazeta gjithashtu fitoi çmime për raportimin në praktikat e biznesit të kompanive Apple dhe Wal-Mart dhe mbulimin e pasojave të një orteku në shtetin e Uashingtonit. Gazeta “Denver Post” fitoi në kategorinë e lajmeve për raportimin mbi të shtënat në masë në një kinema vitin e kaluar në Aurora të shtetit Kolorado. Përveç 14 kategorive të gazetarisë, çmimet Pulitzer  u dhanë edhe për 7 kategori arti, përfshi letërsinë, ku çmimin “Pulitzer” e fitoi shkrimtarit Adam Johnson për serinë e romaneve “The Orphan Master’s Son”, me temë Korenë e veriut. Çmimi “Pulitzer” mban emrin e  botuesit Joseph Pulitzer dhe vazhdon të jepet që nga viti 1917. Çmimet shpallen nga Universiteti Columbia i Nju Jorkut dhe çdo fitues merr 10 mijë dollarë.

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *