Gazeta DITA
Notification Show More
Latest News
Dikur normë e mesdheut, sot privilegj i të pasurve, kjo është dieta që mban larg diabetin, tumoret dhe problemet e zemrës
Kryesore Lifestyle Shendetesi
Kush votoi nga opozita për Bajram Begajn?
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Rama i përgjigjet Berishës: “Nuk kemi pritur konsensus me të vdekur”
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Begaj president me 78 vota “pro”, Rama: I dhamë vendit një kryetar shteti normal, një figurë të pakontestueshme
Aktualitet Komunitet Kryesore Politike
Çmimet botërore të grurit bien me 10% duke u kthyer në vlerat e fillimit të prillit
Aktualitet Ekonomi Lajmi i fundit
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
Reading: Ndahen çmimet vjetore “Karriera” dhe “Vangjush Gambeta” për gazetarët
Share
Gazeta DITA
Aa
Kerko
Follow US
Gazeta DITA > Jeta ne cift > Ndahen çmimet vjetore “Karriera” dhe “Vangjush Gambeta” për gazetarët
Jeta ne cift

Ndahen çmimet vjetore “Karriera” dhe “Vangjush Gambeta” për gazetarët

editor
Published December 22, 2012
Share
SHARE

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë ndau çmimet “Vangjush Gambeta” për raportin më të mirë ekonomik të botuar në Shqipëri dhe në Kosovë gjatë vitit 2012 si dhe çmimet e karrierës në gazetari. Kjo veprimtari është tashmë një traditë që shenon edicionin e katert.

“Ky është viti i katërt që ne organizojmë Konkursin e Raportit më të mirë Ekonomik me mbështetjen e JTI dhe në këtë vit të pavarësisë jemi të lumtur që në konkurs të përfshijmë edhe gazetarë nga Kosova” – tha në fjalën e tij Kryetari i Unionit të Gazetarëve të Shqipërisë, Aleksandër Çipa.

Fituesit e çmimeve ishin Blerina Hoxha nga gazeta MAPO, Violeta Shqalsi nga Televizioni SCAN dhe gazetari kosovar Ibrahim Rexhepi – analist i ekonomisë në gazetën Express. Çmimet e karrierës këtë vit ju akorduan – in memoriam – analistit të spikatur të medias Ardian Klosi, gazetarit të njohur Alfons Gurashi si edhe analistit Shaban Murati, i cili vuri në pah nevojën e konsiderimit të historisë së medias shqiptare dhe njerëzve të saj.

 

“Në një treg që është përballur me ngushtica dhe krizë, media ka pasur rolin kyç në forcimin e shoqërisë, në analizimin e pasojave si dhe në ofrimin e zgjidhjeve në favor të përparimit të përgjithshëm kombëtar. Mbi këtë ide, JTI mbetet e angazhuar për të mbështetur zhvillimin e raportingut ekonomik në Shqipëri dhe më gjerë” – tha Përparim Tushaj, drejtues i JTI Albania.

Zv. Ministri i Ekonomisë Neritan Alibali dhe Kryetarja e Grupit Parlamentar të Medias, Valentina Leskaj përgëzuan fituesit dhe të gjithë konkurentët e këtij konkursi kombëtar.

Çmimi i Gazetarisë Ekonomike “Vangjush Gambeta” nismoi në vitin 2009 me mbështetjen e Japan Tobacco International. Kjo kompani gjithashtu ka mbështetur Unionin e Gazetarëve Shqiptarë për të botuar Manualin e Etikës së Gazetarit si dhe Monografinë “Në mbrojtje të të drejtave të komunitetit professional të gazetarëve”.

“Vangjush Gambeta” është çmimi më i lartë i gazetarisë që ndahet në Shqipëri dhe i bën jehonë virtyteve profesionale të gazetarit veteran Vangjush Gambeta, i cili edhe në vitet e një diktature të ashpër, pranoi persekutimin politik në mbrojtje të së vërtetës ekonomike.

editor December 22, 2012
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment
  • marta says:
    December 22, 2012 at 9:01 pm

    Hahahahahahahaaaaaaaaa, kur mbeti gazetaria shqiptare ne dore te bejtexhiut Aleksander Cipa

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?