Ndahet nga jeta aktori i njohur Bud Spencer

Dita

Është ndarë nga jeta sot në mbrëmje në një spital në Romë aktori i njohur, Bud Spencer, emri i vërtetë të i cilit është Carlo Pedersoli.

Lajmin e ndarjes nga jeta të 86-vjeçarit e ka bërë të ditur i biri, Giuseppe Pedersoli i cili ka shkruar: “Babai ka fluturuar në qiell i qetë ditë e sotme rreth orës 18.15. Nuk vuajti, kishte pranë të gjithë të afërmit e tij dhe fjala e fundit që tha ishte “Faleminderit”

Aktori që u lind në Napoli në vitin 1929 për të gjithë do të mbetet në mendje si gjiganti i mirë, që rrihte paq të këqinjtë së bashku me mikun e tij Terence Hill.

Spencer që spikati në filmat vestern të viteve ’70, ka fituar zemrat e brezave të tërë që e kanë ndjekur nëpërmjet ekranit.

Ndër filmat e tij më të njohur të tij janë ‘Quo Vadis?’,  ‘Dio perdona io no’ ‘Lo chiamavano Trinità’, Non c’è due senza quattro, etj.

Share This Article
5 Comments
  • Lamtumire aktori legjendar, qe me filmat e tu, na bere te qeshim me gjithe shpirt, na dhe gezim dhe hare, pikerisht atehere, kur trishtimin e kishim “shok” te jetes.
    Ishe mrekullia e asaj plejade aktoresh te medhenj, qe ditet te hynit ne cdo familje, me aktrimin tuaj.
    I perjetshem qofte kujtimi yt i madhi Bad Spencer, (Carlo Pedersoli)

  • I madh ne trup, ne shpirt, dhe ne loje.
    Iku per tu prehur ne paqe,por nuk do te vdese kurre.
    Lamtumire miku i te gjitheve!

  • “Ndër filmat e tij më të njohur të tij janë ‘Quo Vadis?’, ‘Dio perdona io no’ ‘Lo chiamavano Trinità’, Non c’è due senza quattro, etj.”
    me këto emra janë shfaqur dhe në shqip mor kastraveca??
    apo vetëm në itali janë shfaqur??
    copa mishi,pa sy fare!!
    nuk po shkruani për gazetë italiane mor debila!!

  • Bud Spencer (Carlo Pedersoli) iku nga kjo jete duke lene pas nje histori te gjalle te nje aktori te fuqishem, te dashur, gazmor, me nje mori personazhesh qe kane percjelle mesazhe shumedimensionale per çdo kategori shikueshish, moshash dhe problematikash. Do te mbetet aktori, personazhet e te cilit ne filmat e luajtura do te rrisin adrenalinen, per shikuesit jo vetem te brezit qe pati fatin te jetoje ne kohen e tij por dhe shume brezave qe do ta shikojne pas ikjes se tij nga kjo bote.
    Iku per te mbetur shembull i pozitves, te drejtes, miresise dhe gazmorit, per çdo komb ne perjetesi.
    Lamtumire njeri i dashur per çdo qytetar te botes!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *